Lajme

Protestë dramatike në Prishtinë, dhjetëra të lënduar

Ka disa orë, që policia e Kosovës që përdori gaz lotsjellës dhe topa ujë dhe protestuesve që po gjuajnë me gurë. Situata aktualisht është tejet dramatike

  • ©Keystone

  • ©Keystone

  • ©Keystone

  • ©Keystone

Dhjetëra protestues dhe policë kosovarë janë lënduar në protestën e thirrur nga opozita, që po vazhdon ende në Prishtinë. E thirrur si protestë paqësor, ku u kërkua dorëheqja e ministrit serb, Aleksandër Jabllanoviq dhe në mbrojtje të kompleksit “Trepça”, protesta kaloi në dhunë.

Ka disa orë, që policia e Kosovës që përdori gaz lotsjellës dhe topa ujë dhe protestuesve që po gjuajnë me gurë. Përleshja ndodhi në Sheshin “Skënderbeu” përballë objekti të Qeverisë dhe në Sheshin “Nënë Tereza” në qendër të kryeqytetit.

Në mesin e të lënduarve është edhe deputeti i lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, i cili është transportuar në qendrën Klinike Universitare. Po ashtu raportohet për shumë protestues të arrestuar, derisa protesta po vazhdon të jetë dramatike.

Situata aktualisht është tejet dramatike.