Lajme
Së shpejti hekurudha Prishtinë-Tiranë
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po e shqyrtojnë mundësinë për ndërtimin linjës hekurudhore Prishtinë-Tiranë
Pas përfundimit të projektit më të madh ndërshtetëror, autostradës “Rruga e Kombit”, dy shtetet, Kosova dhe Shqipëria po e shqyrtojnë mundësinë për ndërtimin linjës hekurudhore Prishtinë-Tiranë. Për këtë projekt së shpejti pritet të bëhet studimi i fizibilitetit.
Kështu u tha pas një takimi që zhvilluan në Prishtinë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Kosovës, Lutfi Zharku dhe ministri i Infrastrukturës së Shqipërisë, Edmond Haxhinasto. Po ashtu në këtë takim u shqyrtua vendimi i qeverisë shqiptare që “Rruga e Kombit” në pjesën shqiptare të jepet me koncesion.
“Shprehëm gatishmërinë tonë dhe interesimin e jashtëzakonshëm për lidhjen me një vijë hekurudhore mes Kosovës dhe Shqipërisë. Natyrisht pjesa jonë është vetëm 17 kilometra dhe që pjesa më e madhe e punës i mbetet qeverisë shqiptare, por që jemi të gatshëm të gjejmë mekanizma për financim dhe të fillojmë me studimin e fizibilitetit nga të dyja qeveritë”, tha ai.
Lidhur me “Rrugën e Kombit”, ministri Zharku, tha se është biseduar për mënyrën e menaxhimit dhe të operimit në rrugën e kombit pas paralajmërimeve për koncensionimin në pjesën shqiptare.
Edhe ministri Haxhinasto, tha se në takim është rikonfirmuar vullneti për të ecur me shpejtësi në mënyrë konkrete në zbatimin e marrëveshjes mes dy qeverive.
Ai po ashtu tha se tema kryesore e takimit ishte “Rruga e Kombit” që kërkon koordinim dhe shërbim nga të dyja palët. “Jemi në fazën e rivlerësimit, kemi rënë dakord që ekspertët tanë të përgatisin së shpejti një paketë të posaçme për t’i shërbyer biznesit të Kosovës në portet e Shqipërisë, me qëllim që ta lehtësojmë atë sa më shumë”, tha ai.
Ndërsa ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Kosovës, Lutfi Zharku gjithashtu theksoi se janë në fazën fillestare për vazhdimin e “Rrugës së Kombit” nga Prishtina për Gjilan e deri në Dheun e Bardhë.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions









