Lajme
Policia e Zvicrës ndalon ekstremistin e djathtë nga Austria
Janë regjistruar të dhënat personale të Sellnerit, aktivist i "Lëvizjes Identitare" ekstremiste dhe është lëshuar një urdhër dëbimi ndaj tij
Martin Sellner konsiderohet si një organizator me ndikim i “Lëvizjes Identitare” ekstremiste të krahut të djathtë, nga Austria. Ai ka udhëtuar drejt Zvicrës për një event, transmeton albinfo.ch. Por Policia Kantonale ndërhyri në Tegerfelden, duke ndaluar folësin e diskutueshëm dhe penguar paraqitjen e tij.
Siç ka konfirmuar policia kantonale e Aargaut për SRF, janë regjistruar të dhënat personale të Sellner-it dhe është lëshuar një urdhër dëbimi ndaj tij. Sipas një zëdhënëseje të policisë, pronari i lokalit i ka ndaluar të shtunën organizatorët që ta përdorin lokalin e tij. Ai më pas ka kontaktuar policinë kantonale.
Policia pastaj nga ana e saj më ka informuar organizatorët se, për të mbrojtur interesin publik, nuk do të tolerohej paraqitja e Sellner-it. Sipas zëdhënëses së policisë, në vendngjarje ka pasur edhe kundërshtarë politikë të Sellnerit. Situata në vendngjarje aktualisht është e qetë.
Afera për “takime sekrete” me AFD-në
Që më parë kishte pasur rezistencë kundër mbajtjes së ligjëratës së planifikuar nga ekstremisti austriak. Sipas gazetës NZZ, Policia Kantonale e Cyrihut kërkoi që Qeveria Federale të vendoste një ndalim hyrje për Sellnerin sepse fillimisht supozohej se ai do të shfaqej në kantonin e Cyrihut, përcjell albinfo.ch. Zyra Federale e Policisë, Fedpol është përgjegjëse për ndalimin e hyrjes. Sipas NZZ, nuk dihet nëse atij i është shqiptuar një ndalesë e tillë.
Në janar, në një takim të mbajtur në Potsdam të Gjermanisë Martin Sellner thuhet se ka propaganduar deportimin masiv të të huajve nga Gjermania. Këtë e ka bërë para anëtarëve të partive AfD dhe CDU. Ky takim u bë publik përmes punës së një rrjeti kërkimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












