Lajme
Kurti tërhiqet, nuk garon për kryetar të LVV
Albin Kurti është tërhequr nga gara për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosje. Kandidaturën për kryetar e ka dorëzuar vetëm Visar Ymeri
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas një dekade, është tërhequr nga kandidatura për postin e kryetarit të kësaj lëvizje. Afati për të kandiduar për kryetar të Vetëvendosjes, ka qenë sot në ora 12, ndërsa Kurti nuk ka kandiduar duke i lëshuar rrugën bashkëpunëtorit të ngushtë, Visar Ymerit.
Kandidaturën në Vetëvendosje, për kryetar parti e ka dorëzuar vetëm Ymeri, aktualisht shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes në Kuvendin e Kosovës.
“Në ora 12:00 të ditës së sotme ka përfunduar afati i dorëzimit të kandidaturave për kryetar të Lëvizjes VV. Me përfundimin e këtij afati, Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm (KZP) i LVV ka konstatuar se është dorëzuar vetëm një deklaratë për kandidaturë, ajo e deputetit Visar Ymeri”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Sipas statusit të kësaj Lëvizje politike, një kryetar ka të drejtën dy herë të zgjidhet kryetar parti dhe jo më shuamë. Sipas këtij statuti, Albin Kurti ka pasur të drejtën edhe një herë të zgjidhet kryetar, pasi që për disa vjet Vetëvendosje ka funksionuar si lëvizje qytetare.
Pas vendimit për tërheqje, Albin Kurti u është drejtuar me një letër aktivistëve të Vetëvendosjes dhe qytetarëve të Kosovës, duke thënë se do të mbetet në Vetëvendosje, duke punuar në organizimin e saj nga poshtë lartë.
“Nga menaxhimi prej lart duhet të kthehem te puna poshtë në mënyrë që ta lartësoj organizimin. Me fjalë të tjera, duhet zvogëluar aspekti reprezentativ për ta rritur atë organizativ”, ka deklaruar Kurti, duke rikujtuar po ashtu se “në aspektin politik e institucional, po ashtu edhe në atë ekonomik e shoqëror, Kosova kurrë nuk ka qenë më keq”.
“Koalicioni qeverisës që kushtëzohet prej Beogradit nëpërmjet Listës Serbe po e kthen prapa Kosovën në një shtet vasal të Serbisë, me varfëri e papunësi në popull, me krim e korrupsion në qeveri. Kur kësaj i shtohet edhe emigrimi i shtuar i të rinjve e të moshuarve, i grave, burrave e fëmijëve, kuptojmë që e keqja në realitetin tonë e ka tejkaluar edhe imagjinatën më të errët”, thuhet në letren e Kurtit.
Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi, ka komentuar moskandidimin e Albin Kurtit në krye të “Vetëvendosjes”. Sipas tij, ky vendim duhet të merret si shembull. “Pavarësisht se kemi ende afate ligjore, çdo vendim i tillë duhet të merrej shembull në këtë vend”, ka thënë ai.
Pas vendimit për largim nga posti i kryetarit të Vetëvendosjes, ka reaguar edhe analisti Kim Mehmeti nga Maqedonia. Ai tha se ky veprim është shembull i mirë se çdo të thotë t’i shërbesh partisë, e jo partia individit.
Mehmeti në rrjetin social ka shkruar se veprimi i Kurtit është tregues se si veprohet kur e bën partinë për popullin, e jo për vetveten.
“Ky veprim i ish-kreut të LVV-së tregon se ç’është ajo që dallon politikanin që i është përkushtuar idesë dhe të mirës kombëtare, nga ata që të mirën dhe fatin e popullit, e barazojnë me karrierën e tyre politike dhe me mirëqenien e vet personale”, thotë Mehmeti.
Ndryshe, Vetëvendosje si lëvizje, funksionin në Kosovë nga vitit 2004. Ajo u bë e njohur duke kundërshtuar administrimin e UNMIK-ut e më vonë edhe të EULEX-in.
Në zgjedhjet e vitit 2010, Vetëvendosje hyri në garë dhe firoi 13 deputetë në Kuvend, duke u bërë zëri më i fuqishëm opozitar. Në zgjedhjet e fundit ajo fitoi 16 deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2013, ajo bëri sensacion duke fituar Komunën e Prishtinës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












