Kosova
Universiteti i Prishtinës nënshkroi marrëveshje me Zvicrën, hapet program i ri
Një marrëveshje që synon avancimin e edukimit për të drejtat e njeriut është nënshkruar sot në Prishtinë mes Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Konfederatës Zvicerane.
Kjo do të konkretizohet përmes një programi të akredituar në UP, i cili do të jetë në gjuhën angleze.
“Nuk ka asnjë program të akredituar të arsimit të lartë që merret me të drejtat e njeriut në Kosovë si dhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Pasja e këtij programi në Kosovë do t’u mundësojë të diplomuarve të këtij programi që të kontribuojnë në shoqëri në këtë fushë”, tha rektori UP-së, Qerim Qerimi.
Ndërsa Avni Puka, dekan i Fakultetit Juridik, bëri të ditur se në kuadër të ligjëratave ndërkombëtare, tre mësimdhënës nga universitetet prestigjioze zvicerane në Gjenevë dhe Lozanë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në zbatimin e programit master si ligjërues të ftuar, mentorë dhe hulumtues.
Në nënshkrimin e këtij bashkëpunimi, Zvicrën e përfaqësoi Sarah Jaquiery, Sekretarja e Parë, Këshilltare për të Drejtat e Njeriut në Ambasadën e Zvicrës dhe Ljubisha Bascareviq nga Këshilli i Evropës.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












