Futboll
A është fundi i Xhakës në Arsenal?
Duket se mesfushori shqiptar ka vendosur që e ardhmja të vijojë në Gjermani
Granit Xhaka dhe Arsenali, drejt ‘divorcit’ në fund të edicionit.
Duket se mesfushori shqiptar ka vendosur që e ardhmja të vijojë në Gjermani. Gazetari i njohur, Fabrizio Romano, ka “hedhur dritë” mbi këtë të ngjarje dhe ka konfirmuar që palët nuk do të vijojnë bashkëpunimin.
Nga kjo situatë ka përfituar Bayer Leverkusen, me klubin gjerman që është në bisedime të avancuara me Xhakën. “Aspirinat” kanë përgatitur 15 milionë euro për mesfushorin e Zvicrës.
Ai pritet të nënshkruajë kontratë 4-vjeçare, ndërsa e gjitha do të zyrtarizohet pas përfundimit të këtij edicioni, me skuadrën londineze, që duket se, nuk do të arrijë të fitojë titullin në Angli, edhe pse ishte shumë afër.
Xhaka është pjesë e Arsenalit që prej vitit 2016 kur u transferua nga Borussia Monchengladbach dhe ka luajtur 295 ndeshje, ku ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 29 asiste.
Ai ka arritur të fitojë 4 trofe gjatë kohës së tij në Emirates, përfshirë dy FA Cup dhe dy Community Shield.
E-Diaspora
-
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë Edicioni i pestë i festivalit të filmit “Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur të... -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











