Lajme
Pse Zvicra po heq pagën minimale?
Vetëm pesë nga 26 kantonet e Zvicrës kanë paga minimale për punëtorët e tyre. Megjithatë, deputetët kanë vendosur të anulojnë këto ligje për arsye që janë specifike për funksionimin e tregut të punës në vend
Të mërkurën, deputetët në Këshillin Kombëtar, dhoma e ulët e parlamentit, pranuan ngushtë një mocion nga homologët e tyre në dhomën e sipërme – Këshilli i Shteteve – për të hequr pagat minimale që pesë kantone kishin futur në vitet e kaluara. Gjeneva ka atë që shpesh quhet “paga minimale më e lartë në botë” – 23 franga në orë – e ndjekur nga Bazel (21 franga / orë), Neuchàtel dhe Jura (20), si dhe Ticino (19). Këto paga, të negociuara nga sindikatat në emër të punëtorëve, pasqyrojnë koston e jetesës në secilin prej këtyre kantoneve. Megjithatë, deputetët tani kanë vendosur që marrëveshjet kolektive të punës duhet të mbizotërojnë mbi legjislacionin e pagës minimale të kantoneve, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Pse gjithsesi Zvicra nuk ka ligje për pagën minimale?
Edhe pse pagat e saj janë ndër më të lartat në botë, Zvicra është një nga pesë vendet e vetme në Evropë – të tjerat janë Suedia, Danimarka, Islanda dhe Norvegjia – që nuk ka vendosur kurrë paga minimale në nivel kombëtar.
Në vitin 2014, Zvicra mbajti një referendum nëse do të vendoste pagën minimale në 22 franga, por masa u refuzua, duke bërë që kantonet individuale ta bëjnë këtë nëse dëshirojnë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë që punëdhënësi juaj është i lirë t’ju paguajë aq shumë – ose aq pak – sa ai ose ajo dëshiron.
Në vend të kësaj, shuma minimale që mund të paguheni do të përcaktohet përmes negociatave midis punëdhënësit dhe një sindikate.
Pse u refuzua ligji kombëtar në votime?
Arsyeja kryesore është se shumica e punëdhënësve zviceranë kanë negociuar me sindikatat për të krijuar marrëveshje kolektive të punës specifike për industrinë (CLA).
Këto marrëveshje tashmë mbulojnë një pagë minimale për çdo lloj pune, përveç masave të tjera për mbrojtjen e punëtorëve, si rregulloret që lidhen me orarin e punës; pagesa e pagave në rast sëmundjeje ose lehonie; pushime dhe ditë pushimi; dhe mbrojtje nga shkarkimi.
CLA-të janë specifike për sektorin; me fjalë të tjera, ato marrin parasysh aspektet e veçanta të secilës degë në nivel kombëtar dhe jo rajonal. Si shembull, sindikata më e madhe e punës në Zvicër, UNIA, mban 265 marrëveshje kolektive në fushat e industrisë dhe ndërtimit.
Pse CLA-të kombëtare janë të papajtueshme me ligjet kantonale të pagave?
CLA-të aplikohen në nivel kombëtar për secilin sektor, kështu që ato mbulojnë tashmë atë që duhet të jetë paga minimale për të gjitha degët kudo në Zvicër.
Dhe edhe pse Zvicra është një shtet federalist që u jep kantoneve kompetenca gjithëpërfshirëse për të miratuar ligjet e tyre, kjo nuk i ka penguar deputetët të votojnë që CLA-të kombëtare duhet të kenë përparësi ndaj ligjeve kantonale, të paktën në këto çështje të veçanta.
“CLA-të janë komplekse dhe të balancuara. Këshilli Federal i konsideron ato si të detyrueshme në nivel kombëtar për një degë të tërë,” tha Fabio Regazzi, një nga deputetët që udhëhoqi lëvizjen.
Çfarë efekti do të ketë ky vendim tek punonjësit në pesë kantonet?
Pagat minimale të miratuara në ato kantone janë më të larta se ato të përshkruara në CLA për sektorë të veçantë. Kjo do të thotë që punonjësit që kanë fituar një pagë të caktuar tani do të shohin të ardhurat e tyre në rënie.
Në Gjenevë, për shembull, “ka potencialisht mijëra njerëz që mund të shohin rënien e pagave të tyre”, sipas këshilltares shtetërore nga Partia e Gjelbër, Fabienne Fischer.
Fischer shtoi se “ulja [në pagë] mund të shkojë deri në 1000 franga në muaj për disa punëtorë – është e madhe”.
Të vetmit punonjës që nuk do të ndikohen nga ndryshimi do të ishin ata, punët e të cilëve nuk mbulohen nga një CLA, përcjell tutje albinfo.ch.
Ç’pritet më tej?
Sapo Këshilli Federal të konfirmojë fushën e zbatimit të CLA-ve – me fjalë të tjera, se ato me të vërtetë zëvendësojnë rregullat kantonale – ligjet e pagave minimale nuk do të ishin më të vlefshme,
Nëse ky mocion zbatohet, dispozitat kantonale për pagat minimale do të shfuqizohen. Kjo kërkon që Këshilli Federal të deklarojë fushën e zbatimit të CLA në degët përkatëse. Më pas do të zbatohen dispozitat e kësaj të fundit.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













