Lajme
Zvicra dhe Gjermania, me plan të ri veprimi për migracionin
Këshilltarja Federale Karin Keller-Sutter dhe Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser u takuan për të vendosur mbi një plan të ri veprimi për migracionin. Keller-Sutter: "Migrimi i parregullt nuk mund të luftohet individualisht: nevojitet koordinim ndërkombëtar dhe marrëveshje midis shteteve fqinje"
Këshilltarja federale, Karin Keller-Sutter dhe ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, miratuan sot në Berlin një plan veprimi për migracionin. Të dy shtetet synojnë të luftojnë veprimtarinë e kontrabandistëve dhe të zbatojnë në mënyrë efektive referimet, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Qëllimi është të parandalohen njerëzit që nuk kanë nevojë për mbrojtje nga ngarkimi i sistemit të azilit, sipas një deklarate të lëshuar nga Departamenti Federal i Drejtësisë dhe Policisë (DFJP). Prandaj Berna dhe Berlini do të përpunojnë procedurat e azilit të qytetarëve me shkallë të ulët njohjeje si çështje prioritare dhe të shpejtë dhe do të riatdhesojnë sistematikisht azilkërkuesit e refuzuar. Për më tepër, kontrolli kufitar dhe autoritetet policore do të shtojnë kërkimet e përbashkëta prioritare ndërkufitare për të luftuar aktivitetin e kontrabandistëve dhe për të parandaluar kalimet kufitare. Në trafikun hekurudhor ndërkufitar, synimi është që të përdoren më shumë patrullimet e përbashkëta, përcjell tutje albinfo.ch.
Në kuadër të takimeve të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të shteteve të Shengenit, Zvicra dhe Gjermania do të angazhohen për procedura të përbashkëta kthimi. Synimi është gjithashtu për të përshpejtuar transferimet sipas Marrëveshjes së Dublinit dhe për t’i bërë ato të mundshme përsëri në të gjitha shtetet e Dublinit, saktëson shënimi, duke kujtuar se në BE, për shembull, që nga viti 2011 transfertat e Dublinit në Greqi nuk tolerohen më. Zvicra dhe Gjermania kanë kërkuar gjithashtu, së bashku me shtetet e tjera të Shengenit, të kufizojnë lehtësimin e vizave për disa shtete të Ballkanit Perëndimor në nivel evropian. Kjo bëri të mundur arritjen e rregullimeve konkrete, sipas FDJP.
Ndërsa është e rëndësishme që secili vend të kryejë detyrat e tij, migracioni i parregullt nuk mund të luftohet individualisht: kërkohet koordinim ndërkombëtar dhe marrëveshje midis shteteve fqinje, tha Keller-Sutter, cituar në deklaratë. Nga ana e saj, Faeser saktësoi se Gjermania mbështetet në bashkëpunimin e ngushtë me shtetet fqinje si Zvicra dhe dëshiron hapjen e kufijve për qytetarët dhe për trafikun ekonomik. Rajoni kufitar mes Gjermanisë dhe Zvicrës ka pasur gjithmonë lidhje të forta ekonomike dhe kulturore, shtoi ajo, duke specifikuar se të dy vendet kontrollojnë flukset migratore duke synuar shmangien e masave të ashpra, si rifutja e përkohshme e kontrolleve kufitare.
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin













