Kosova
Deputetët nga vendet evropiane e duan Kosovën në NATO
Deputetët e vendeve evropiane e konsiderojnë të rëndësishëm që BE-ja dhe NATO të ndërmarrin hapa për ta rritur sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Ata përkrahin angazhimin e institucioneve të vendit tonë drejt anëtarësimit në NATO, përcjell albinfo.ch.
Kryetari i Komisionit të mbrojtjes në Parlamentin portugez, Marcos Vasconcellos, ka folur për sigurinë në Kosovë dhe rajon. Ai është shprehur i bindur se dialogu do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.
Në një intervistë për KosovaPress, Vasconcellos tha se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës.
“Siguria dhe stabiliteti i të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor është absolutisht thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës, dhe kjo për arsye historike, dhe se stabiliteti i tanishëm i këtij rajoni është absolutisht thelbësor për sigurinë e gjithë Evropës. Pra, gjithçka që shtetet evropiane, Bashkimi Evropian dhe NATO mund të bëjnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në këtë rajon, është në të mirë të Kosovës dhe në të mirë të Evropës”, tha ai.
Sa i përket destabilizimit të rajonit nga Rusia, ai tha se e gjithë Evropa po destabilizohet nga kjo ndërhyrje. Sipas tij, Evropa duhet të ketë një përkushtim më të fortë në zbatimin e rregullave të demokracisë në secilin prej vendeve të Evropës.
“E gjithë Evropa po destabilizohet nga ndërhyrja ruse në Ukrainë dhe nga përçarja që Rusia bën në vende, me lloje të tjera instrumentesh që nuk janë pushtime apo bombardime, dhe ky është një preokupim që Evropa duhet të ketë, dhe Evropa duhet të ketë një përgjigje, dhe përgjigje është një përkushtim më i fortë, me integrim të vendeve, dhe me përkushtim më të fortë me sundimin e ligjit, dhe me zbatimin e rregullave të demokracisë në secilin prej vendeve të Evropës, vendeve si Kosova, dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor…1:53 Ne në Evropë e shohim me preokupim të fortë destabilizimin që po provokon Rusia në disa vende, si në Serbi, po ashtu edhe në Hungari apo edhe në vende të tjera që kanë shumë lloje sulmesh nga Rusia, dhe nga destabilizimi i brendshëm. Ky është një shqetësim që duhet ta kenë të gjithë evropianët”, ka shtuar ai.
Më tej, ai beson se zgjidhja përfundimtare e dialogut do të jetë me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO.
“Unë besoj fort se e gjithë Evropa ka shumë për të fituar me integrimin më të fortë të vendeve evropiane, dhe veçanërisht të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Pra, ajo që unë besoj dhe shpresoj fuqishëm, është se ky dialog do të arrijë në fund me integrimin e plotë të Kosovës në Bashkimin Evropian, por edhe në NATO”, ka përfunduar Vasconcellos.
Edhe deputeti i Kuvendit Kombëtar të Sllovenisë, njëherësh anëtar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Slloveni, Miha Lamut tha se edhe shteti slloven është në përkrahje të Kosovës.
“Siguria e Republikës së Kosovës është çështja kryesore në rajonin e Ballkanit Perëndimor, dhe mendoj se dihet se Sllovenia ka qenë gjithmonë në favor të Kosovës së pavarur dhe Kosovës si një vend stabil, si dhe një vend që ec përpara drejt progresit”, tha ai.
Ndryshe, shumë nga deputetët evropianë kanë marrë pjesë në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor, Sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme.
E-Diaspora
-
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve RAI Calabria po vazhdon angazhimin e saj në dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë arbëreshe në Itali.... -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë -
Hamburg
Promovohet libri “Skënderbeu – Një hero arbëror i Evropës” më 7 shkurt në Hamburg -
Diaspora
Diaspora rrit të ardhurat e Kosovës +4% më shumë në vitin 2025
Jeta në Austri
-
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro Vjena pret që deficiti buxhetor i vitit 2025 të arrijë në total 2.8 miliardë euro, 1... -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin












