Lajme
A është tani koha e duhur për të blerë pronë në Zvicër?
Pasuritë e paluajtshme – shtëpitë për një familje si dhe apartamentet – nuk janë aspak të lira në Zvicër në çdo kohë. Por kostoja e tyre mund të rritet ose ulet, në varësi të tarifave të hipotekës

Gjeneva dhe Cyrihu kanë qenë tradicionalisht – dhe mbeten akoma – tregjet më të shtrenjta për blerësit e shtëpive jo vetëm në Zvicër, por edhe ndër më të shtrenjtat në Evropë.
Çmimet janë gjithashtu të larta në Bazel, Zug dhe Lozanë, pra qendra urbane me një përqendrim të lartë të kompanive dhe banorëve shumëkombëshe.
Një arsye kryesore për çmimet kaq të larta të pasurive të paluajtshme është mungesa e tokës, përcjell albinfo.ch.
Zvicra është një vend i vogël me pak tokë për t’u zhvilluar dhe zhvillimi i çfarëdo toke është i rregulluar rreptësisht; për shembull, toka bujqësore nuk mund të përdoret lehtësisht për ndërtim.
Dhe duke qenë se toka e Zvicrës nuk është e zgjerueshme, “pasuritë e paluajtshme rezidenciale do të vazhdojnë të vlerësohen në vlerë”, tha në një intervistë Stefan Fahrländer, kryetar i bordit të Fahrländer Partner, një firmë konsulence për pasuri të paluajtshme në Cyrih.
Kjo është një arsye pse shumica e njerëzve në Zvicër janë qiramarrës dhe jo pronarë, përcjell tutje albinfo.ch.
Megjithatë, ndërsa çmimet e tokës në zonat me kërkesë të lartë pothuajse nuk bien (nëse ka ndonjë gjë, ato rriten), ato mund të jenë më të përballueshme nëse normat e hipotekave janë vërtet të ulëta.
Për shembull, në fillim të vitit 2021, një hipotekë 10-vjeçare kushtonte mesatarisht 1.1 për qind në të gjithë vendin. Aktualisht, normat 10-vjeçare janë 2.90 për qind.
“Normat e hipotekave janë rritur jashtëzakonisht fuqishëm që nga fillimi i vitit”, tha për The Local, Felix Oeschger, analist në Moneyland, një shërbim online i krahasimit të çmimeve.
Pse po ndodh kjo?
Fajësoni inflacionin.
Megjithëse Zvicra po ecën më mirë në këtë front se vendet e tjera, me normën e inflacionit shumë më të ulët se në të gjithë zonën euro, çmimet e mallrave të konsumit – duke përfshirë hipotekat – janë rritur.
Sa kohë do të duhet që normat e interesit të hipotekave në Zvicër të bien sërish. “Kjo varet nga shumë faktorë, si zhvillimi i mëtejshëm i inflacionit”, tha Oeschger.
“Parashikimet janë të vështira në këtë drejtim, siç tregohet edhe nga fakti se bankat qendrore kanë rishikuar vazhdimisht parashikimet e tyre për inflacionin gjatë vitit të kaluar”.
Prandaj, “një rritje e mëtejshme e normave të interesit “nuk do të ishte jashtë normales”, tha Oeschger.
Pra, a duhet të marrësh hipotekë tani apo të presësh kohë më të mira?
Përgjigja e natyrshme, bazuar në informacionin e mësipërm, do të ishte të rrimë fort dhe të presim derisa inflacioni – dhe për rrjedhojë, normat e hipotekave – të ulen.
Megjithatë, ndërsa rritja e normave midis vitit të kaluar dhe tani mund të duket e madhe, Oeschger thekson se “nëse shikoni normat e hipotekës zvicerane për një periudhë pak më të gjatë kohore, për shembull gjatë 15 vjetëve të fundit, ato janë vetëm pak mbi mesataren”.
Ndërsa kjo mund t’i largojë blerësit e mundshëm të shtëpive që të blejnë tani, në fakt mund të jetë një kohë e mirë për ta bërë këtë nëse dëshironi të shmangni rritjet e ardhshme. “Nëse është urgjente të marrësh një hipotekë me normë fikse, më mirë do ta bëja tani sesa të pres”, tha ai.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri