Futboll
Shaqiri i bën befasi të këndshme tifozit të tij të sëmurë me kancer
Në korrik, Thompson mori një diagnozë që i ndryshoi jetën. Ai u diagnostikua me kancer dhe kështu nuk u lejua të ndiqte lojën e Shaqirit...
Xherdan Shaqiri i dërgon një video mesazh dhe një fanellë fansit të tij të madh, Rick Thompson pasi ai, për shkak të sëmundjes së rëndë, nuk ishte në gjendje të shkonte për të parë lojën e idhullit të tij, transmeton albinfo.ch. Gëzimi i mbështetësit të Shaqirit ishte i pamasë.
Kupa e Botës 2018 e kishte bërë Rick Thompsonin një fans të madh të Xherdan Shaqirit. Amerikani ishte i lumtur kur Shaqi kishte kaluar në Liverpool, në klubin e preferuar të djalit të tij. Ndërsa kur Shaqiri vendosi të transferohej në Çikago këtë dimër, gëzimi i amerikanit ishte edhe më i madh, shkruan 20minuten.ch. E kuptueshme kjo pasi, në fund të fundit, lojtari i tij i preferuar tani ishte më afër se kurrë.
Kur u njoftua orari i ndeshjeve, Thompson e dinte tashmë se donte të ndiqte ndeshjen e klubit të Shaqirit (Chicago Fire) kundër Charlotte, më 6 gusht. Duke folur për uebsajtin e Chicago Fire, Thompson thotë: “Unë dhe djemtë e mi kishin planifikuar ta shikojmë ndeshjen së bashku”.
Por, në korrik, Thompson mori një diagnozë që i ndryshoi jetën. Ai u diagnostikua me kancer dhe filloi menjëherë trajtimin mjekësor. Kështu, ai nuk u lejua të marrë pjesë në ndonjë ngjarje të madhe, duke përfshirë këtu edhe lojën e Shaqirit dhe Çikagos kundër Charlotte.
Përfundimisht, ai u desh të “kënaqej” duke shikuar ndeshjen para televizorit. Megjithatë, familja e tij kontaktoi klubin Chicago Fire dhe përshkroi situatën, transmeton albinfo.ch. Klubi reagoi shpejt dhe i dhuroi Thompsonit një fanellë të firmosur nga Shaqiri. Pastaj vetë Shaqiri ka regjistruar një video-mesazh ku ai falënderon për mbështetjen dhe i uron Thompson shërim të shpejtë.
Familja e befasoi Thompsonin me fanellën dhe videon gjatë ndeshjes që po luhej në Çikago. Më pas ai tha: “Kjo më dha vërtet kurajo pasi, më parë, më kishte thyer zemrën onkologu im kur më tha të mos shkonim në lojë”.
Më pas Thompson ka ndjekur ndeshjen me familjen dhe fanellat e Shaqirit, përcjell albinfo.ch. “Zoti im, ai është pasuesi më i mirë që kam parë ndonjëherë. Në përgjithësi ishte një ditë e mrekullueshme. Fjalët nuk mund të shprehin se sa shumë do të thoshte e gjithë kjo për mua”.
E-Diaspora
-
Dalin detaje të reja për aksidentin fatal ku humbi jetën 37-vjeçari shqiptar në Zvicër Pas tragjedisë në Aargau, publikohen detaje të reja për vdekjen e 37-vjeçarit shqiptar... -
Numërohen mbi 58 për qind e votave me postë, Vetëvendosje kryeson me mbi 70 për qind -
Poloni
Blerta Krasniqi doktoron në Poloni në fushën e Logopedisë -
Kusari-Lila: “SHE LEADS 2026”, një platformë që fuqizon gruan në ekonomi -
Në kujtim të Basil Schader-it (19.10.1951 – 10.05.2026)
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta














