Lajme
“Krenare që jam në shtëpinë time”
“Po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua
Nga sot (e enjte) ka nisur festivali “Sunny Hill” që do të mbahet përgjatë katër ditëve, deri më 7 gusht (e diel).
Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, nga mbrëmë ka arritur në Prishtinë dhe pritet të performojë sonte, pikërisht në natën e parë të festivalit, përcjell albinfo.ch.
Kur kanë mbetur edhe pak orë para ngjitës në skenë të yllit të muzikës, ajo ka mbajtur një konferencë për media.
26-vjeçarja u shpreh se ndihet krenare dhe shumë e lumtur për faktin që ndodhet sërish në vendin e saj, teksa tha se gjithë vëmendjen e ka tek performnaca e sotme.
“Dua vetëm të falënderoj të gjithë për ndihmën, energjinë dhe dashurinë që na jepni në këto ditë dhe mbështetjen për fondacionin që e kam shumë përzemër, ndjehem krenare që jam këtu, vëmendjen e kam pasur vetëm te performanca, shpresoj që do t’ iu pëlqejë e të kënaqemi, po ndihem shumë mirë që jam në shtëpinë time, në vendin tim”, u shpreh Dua.
Kujtojmë që krahas Duas, yjet të tjera që do të performojnë në “Sunny Hill Festival” janë edhe J Balvin, Skepta, Diplo dhe Mahmood.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













