Lajme
Firma e shqiptarit në Zvicër, e pranishme në panairin “Consumer Electronics”
Basri Shkodra, me firmën e suksesshme në Zvicër
“Smartycom AG”, është një firmë e njohur, e ndërmarrëit të suksesshëm shqiptar, në fushën e telekomunikimit, Basri Shkodra, në shtetin zviceran, që po merr pjesë në panairin më të madh në Zvicër “Cusomer electronil”, shkruan albinfo.ch.
Pas panairit të parë të suksesshëm “Home”, i cili u zhvillua në shtator 2021, “Home 22” do të zhvillohet sërish nga e diela, më 3 prill 2022, deri të mërkurën, më 6 prill 2022, në Sallën 550 në Cyrih-Oerlikon.
Me 7000 m2 hapësirë ekspozite, ka hapësirë të mjaftueshme për rreth 50 ekspozuesit e planifikuar. Panairi do të shoqërohet me leksione, kurse trajnimi dhe artikuj të tjerë të programit informativ.
“Smartycom” luan rolin kyç në tregun e Zvicrës, duke furnizuar mbi 5 % të popullatës zvicerane dhe është duke zgjeruar aktivitetin e saj edhe në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut.
Kështu është shprehur Basri Shkodra, themelues dhe drejtues i kësaj firme. Po ashtu ai ka qenë pjesë e drejtimit të një numri të madh të kompanive teknologjike.
Ai për Albinfo.ch tregon se firma e tij ka marrë reputacion të mirë në shtetin e Zvicrës, ku brendi si: Philips dhe Sony, kanë shpresë bashkëpunimi me firmën e shqiptarit në Zvicër. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie Njëri prej rasteve po hetohet edhe si tentativë vrasjeje, pasi në shtëpinë e përfshirë nga zjarri... -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara -
Nis mësimi plotësues në gjuhën shqipe në Bietigheim-Bissingen
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind
















