Kosova
Kurti refuzon të nënshkruajë deklaratën e përbashkët të Samitit të Tiranës
Ky samit u karakterizua me përplasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. Siç tha Kurti, polemika nisi pasi pikërisht për çështjen e njohjes
Samiti i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ka përfunduar pa një deklaratë të përbashkët. Siç shkruan mediumi serb, Tanjug, deklarata nuk u miratua pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi në momentin e fundit që në dokument të shkruhej “Republika e Kosovë”.
Sipas Tanjug, ajo deklaratë është harmonizuar ditë më parë.
Ky samit u karakterizua me përplasjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me kryeministren serbe, Ana Bërnabiq. Siç tha Kurti, polemika nisi pasi pikërisht për çështjen e njohjes.
“Nuk dëshironte të pranonte që Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Unë theksova që Serbia do të duhej të shkëputej duke u distancuar nga regjimi i Millosheviqit dhe trashëgimia e tij. Njohja e pavarësisë së Kosovës është e vlefshme edhe për vetë Serbinë, që në këtë mënyrë mban veten peng. Kosova e ka shpallur prej 13 vitesh pavarësinë nga Serbia, është koha e fundit që Serbia të shpallë pavarësinë nga Kosova”, tha Kurti, transmeton Express, përcjell Albinfo.ch.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se takimi brenda Samitit të Ballkanit Perëndimor në Tiranë ishte më i vështirë nga sa priste, duke deklaruar se ishte më shumë një hyrje në ngjarjet e ardhshme, duke përfshirë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, sesa diskutim për çështjet rajonale. Ajo foli me theks të veçantë për përplasjen që e pati me Kurtin.
Bërnabiq u tha gazetarëve se ajo u përpoq të përqendrohej në rezultate të mira dhe bashkëpunim në rajon dhe se “dikush tjetër” (duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurt) transferoi bisedën në fushën e politikës, duke thënë se ai e mori përgjigjen adekuate.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











