Kosova
Bashkatdhetarët nga Gjermania, ndihmë me vlerë prej 70 mijë eurosh për shëndetësinë në Gjilan
Komuna e Gjilanit ka pranuar të hënën pesë respiratorë të oksigjenit, 30 karroca, 36 shtretër hidraulik dhe 12 karroca shëtitëse, nga bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa.
Në emër të kryetarit Lutfi Haziri, donacionin e ka pranuar nënkryetari Arbër Ismajli, i cili i ka falënderuar bashkatdhetarët nga Gjermania, sikurse edhe gjermanin Dr. Schnatmann për shpirtin human, përcjell albinfo.ch.
“Ky donacion që e kalon vlerën e më shumë se 70 mijë euro, flet shumë se çfarë shpirti human kanë bashkatdhetarët tanë, të cilët kurrë nuk kanë hezituar për t’i dalë në mbështetje vendlindjes, sa herë që ka qenë nevoja. Unë i falënderoj shumë sepse kjo është ndihmë e jashtëzakonshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për pacientët”, tha Ismajli.
Bashkatdhetarët nga Gjermania, Bahri Tahiri, Deli Nitaj dhe Arian Sfarqa, kanë falënderuar Komunën e Gjilanit për bashkëpunimin, derisa u zotuan se ky nuk do të jetë donacioni i fundit për qytetarët e kësaj komune.
Falënderim për donacionin e bashkatdhetarëve ka shprehur edhe menaxheri i shoqatës Handikos, Fatmir Shurdhani, i cili tha se ky është njëri nga kontigjentet më të mëdha të ndihmave që kanë ardhur për personat me aftësi të kufizuara.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”














