Kosova
Kosovë: Ka rënie të rasteve të trafikimit me njerëz
Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë, transmeton albinfo.ch.
Sipas tij, në republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.
“Padyshim se trafikimi me njerëz është shkelje fundamentale dhe shkelja më flagrante e të drejtave të njeriut, prandaj parandalimi dhe luftimi i trafikimit me njerëz është prioritet i qeverisë, pasi kjo çështje është në thelb të vet ekzistencës së qenieve njerëzore që i lëkund themelet e shoqërive demokratike dhe themelet e Bashkimit Evropian”, tha ai.
Po ashtu, trafikimi me njerëz i lëndon viktimat në rend të parë, por i lëndon edhe shoqëritë, kufijtë e shteteve tona, i dëmton ekonomitë tona.
“Në anën tjetër forcon krimin e organizuar, i bën ato struktura më të fuqishme që të vazhdojnë këto aktivitete ilegale”, tha kryeministri Hoti, duke potencuar se ekziston një kornizë e plotë ligjore për luftimin e kësaj dukuri negative, por edhe masat konkrete që kanë ndërmarrë institucionet tona, gjithmonë të harmonizuara plotësisht me ligjet dhe praktikat e BE-së.
Referuar statistikave, Hoti tha se në Republikën e Kosovës ka një rënie të rasteve të trafikimit me njerëz, e që ka ardhur si rezultat i punës së institucioneve të Kosovës dhe koordinimit të nevojshëm me partnerët ndërkombëtarë në këtë drejtim.
“Rekomandimet që kemi marrë nga mekanizmat vlerësues ndërkombëtarë për institucionet tona, kanë quar në përgatitjen e planeve të punës dhe veprimeve konkrete në luftimin e kësaj dukurive, andaj sot përgëzojë Policinë e Kosovës dhe të gjitha strukturat që kanë qenë të përfshira në luftimin e kësaj dukurie, organet e rendit dhe të ligjit, të drejtësisë, prokurorinë, gjykatat, shërbimet sociale dhe gjithë akterët që kanë qenë të angazhuar që nga parandalimi, luftimi dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit”, tha ai, duke shtuar se është i nevojshëm një koordinim i plotë institucional kundër kësaj dukurie negative.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











