Lajme
Biden edhe zyrtarisht kandidat i demokratëve për president të SHBA-së

Joe Biden edhe zyrtarisht ka marrë aprovimin e demokratëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai do të jetë kundërkandidati i presidentit aktual, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale që mbahen në nëntor.
“Ishte nder që të kandidoja në mesin e grupit më të talentuar të kandidatëve që Partia Demokratike ka pasur”, tha Biden përmes një deklarate, duke shtuar se “jam krenar të them se shkojmë në këto zgjedhje si parti e unifikuar”.
Ish-nënpresidenti amerikan, Biden ka qenë kandidati kryesor i demokratëve për zgjedhjet presidenciale, që prej se Bernie Sanders u tërhoq nga gara në muajin prill.
Biden më 5 qershor arriti që të mbledh numrin e delegatëve, që duhen për të marrë nominimin e partisë, pasi shtatë shtete në Qarkun e Kolombias mbajtën zgjedhjet paraprake presidenciale më 2 qershor.
Zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit do të mbahen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po përballen me shifër të lartë të papunësisë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja Aida Birinxhiku- Deputetja që po udhëheq socialdemokracinë suedeze Në Kongresin e 42-të të kësaj partie, Aida drejtoi punimet me dinjitet dhe përkushtim, duke menaxhuar...
-
Luzern: Akademi dhe ekspozitë dokumentare për fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë
-
Hapet konkursi për mësuesit e diasporës për vitin 2025
-
Nxënës shqiptarë nga Zvicra vizitojnë bashkëmoshatarët arbëresh
-
Presidentja Osmani priti në takim sopranon me famë botërore, Ermonela Jaho
Jeta në Austri
-
Humb jetën kosovari 35-vjeçar pasi ra në kontakt me energjinë elektrike në Austri Po pastronte fasadën e një pallati, kosovari humbi jetën nga linja e energjisë me tension të...
-
Restorantet në Austri përballen me kritika për shërbimin dhe tarifat
-
Brukseli nis procedurë ndaj Austrisë për deficit të tepërt
-
Njoftim i rëndësishëm i Ambasadës së Kosovës në Austri
-
Austria: Rritet numri i dënimeve në vitin 2024