Lajme
Joe Biden niset drejt Afganistanit
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të udhëtojë drejt Afganistanit.
Lajmi është bërë i ditur nga Këshilltari i Sigurimit Kombëtar, Jake Sullivan.
Në një prononcim për rrjetin televiziv “ABC”, Jake Sullivan tha se presidenti tashmë është në kontakt aktiv me ekipin e Sigurisë Kombëtare për t’u nisur drejt Afganistanit.
Afganistani ka rënë në duart e talebanëve pas një goditje “rrufe” dhe ndërsa njerëzit shikojnë të shokuar nga kaosi dhe dëshpërimi në aeroportin e Kabulit.
Fjala e fundit publike e Joe Biden ishte më 10 gusht , kur ai siguroi se “nuk pendohet” për vendimin e tij për të tërhequr trupat e fundit amerikane nga Afganistani deri më 31 gusht pas 20 vjetësh konflikt.
Biden është përballur me kritika të ashpra se tërheqja e trupave amerikane ishte keqmenaxhuar, me Shtetet e Bashkuara që po garonin për të evakuuar ambasadën e saj vetëm një muaj pasi ai hodhi poshtë frikën se qeveria afgane do të shkatërrohej shpejt.
Ai më pas njoftoi në një deklaratë me shkrim vendimin për të vendosur 6,000 trupa amerikane për të siguruar aeroportin e Kabulit dhe për të larguar 30,000 amerikanë dhe afganë që kishin punuar me Shtetet e Bashkuara.
E-Diaspora
-
Gjermani
A po bëhen kosovarët një nga komunitetet kryesore që marrin shtetësinë gjermane? A po rritet numri i kosovarëve që marrin pasaportën gjermane?... -
Gjermani
Pianistja Fatjona Maliqi mahnit publikun me performancën në Kalanë Neckarhausen në Gjermani -
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













