Lajme
Toyota ka prezantuar Coronën para 63 vjetëve
Te prodhuesi i madh japonez i automjeteve, Toyota, nuk punon asnjë magjistar, parashikues i fatit apo mjeshtër i letrave “tarot” të cilët e shohin të ardhmen.
T’i lëmë shakat anash, askush në Toyota nuk mund të parashikonte se modeli Corona, i prezantuar në vitin 1957, para 63 vjetëve, do të kishte një simbolik tjetër, koronavirusin, shkruan revista kroate hak.
Emri i modelit Corona të Toyotës, në fakt, është i lidhur me një model tjetër të kësaj kompanie japoneze – Crown. Por krerët e departamentit të marketingët patën vendosur që fjalën “Crown” ta përkthejnë në latinisht dhe doli të jetë “Corona”.
Në vitin 1957, sedani i vogël Corona është prezantuar me motor 1.0-litër dhe me gjatësi prej 3.9 metra. Shumë pjesë të kësaj veture të vogël për qytet janë të huazuar nga modeli Crown dhe Master. Po ashtu, kjo Toyota Corona peshonte vetëm 1.000 kilogramë.
Prodhimi i Coronës ka zgjatur deri më 2002 dhe në total, Toyota ka prezantuar 10 gjenerata të këtij sedani. Versioni i fundit i Coronës ishte i gjatë 4.5 metra dhe kishte në gamë disa motorë benzinë dhe naftë, duke përfshirë 1.6, 1.8, 2.0 dhe 2.2-litër, përcjell Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Rame Lahaj gati për nisjen e “PASSION & ORIGIN” më 10 tetor Tenori kosovar me famë ndërkombëtare, Rame Lahaj, është në ditët e fundit të përgatitjeve para koncertit... -
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027












