Kosova
Mospajtimet e Kurtit përkrah Thaçit, Vuçiqit dhe Edi Ramës
Kurti është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit dhe ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë

Është bërë e ditur se në Mynih, në kuadër të Konferencës për Sigurinë, u zhvillua të premten një debat edhe për Ballkanin Perëndimor. Paneli i diskutimit ka qenë me dyer të mbyllura, por DW ka mësuar disa detaje nga burimet e saj.
Debati i organizuar të premten në mbrëmje në Mynih ka zgjuar një interesim jashtëzakonisht të madh. Në tubim ishin organizatori i Konferencës së Mynihut, Wolgang Ischinger, shefi i diplomacisë evropiane, Joseph Borell, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kreu i shtetit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, të Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lideri bullgar, Boiko Borisov dhe shumë personalitete të tjera. Megjithatë, me shumë interes në këtë takim është pritur edhe paraqitja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ishte për herë të parë pjesë e këtyre takimeve.
Gjithashtu, takimi u zhvillua me dyer të mbyllura, sipas parimit “Chatam Haus”, që do të thotë se pjesëmarrësit nuk kanë të drejtë të publikojnë detaje nga takimi. Megjithatë, në rrjetet sociale është publikuar një video e fjalimit të kryeministrit Kurti, i cili është deklaruar kundër idesë së tanishme të Minishengenit, duke kërkuar që kjo ide të kthehet në kuadër të Procesit të Berlinit. Kurti ka paraqitur edhe tri parime për bisedime me Serbinë: I pari – s’ka marrëveshje pa dialog. I dyti – s’ka dialog me harta dhe i treti – pa presidentë rreth hartave”. Në këtë mënyrë, ai kritikoi drejtpërdrejt presidentin Thaçi dhe atë Vuçiq, por edhe kryeministrin Rama, për të cilin në media u përhapën zëra se ka qenë i përfshirë në çështjen e ndryshimit të mundshëm të kufijve të Kosovës dhe Serbisë.
Nga burime të DW-së është mësuar se presidenti i Serbisë, Vuçiq, ishte më së shumti i shqetësuar pas pohimeve të Kurtit se “bota e ka ndihmuar Kosovën të çlirohet nga Serbia, tani duhet të ndihmojë Serbinë të çlirohet nga Kosova”, sepse ajo paraqet vetëm ngarkesë për Serbinë.
Po ashtu, mësohet, se Vuçiq i ka kundërshtuar këto pohime me fjalët se “Kosova ende është pjesë e Serbisë sipas Rezolutës 1244 dhe se Kosovën ende nuk e kanë njohur gjysma e shteteve anëtare të OKB dhe më shumë se gjysma e popullatës botërore”.
Kurti ishte në këtë takim i vetmi, i cili ka kërkuar që të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i bashkëngjiten Bashkimit Evropian njëkohësisht. “Nëse një apo dy shtete hyjnë para tjerave në BE, do të ketë edhe më shumë probleme”, tha Kurti, i cili ka kundërshtuar idenë e Minishengenit dhe shtoi se vendeve të Ballkanit u duhet tani një ‘Mini-Marshall Plan’. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mira Murati siguron fonde prej 2 mld euro për start-up-in e saj të ri në fushën e IA Shqiptarja Mira Murati, ish-drejtuese në OpenAI, ka tërhequr vëmendjen e botës së teknologjisë pas suksesit të...
-
Shtatë shqiptarëve nga Kosova u skadoi afati i qëndrimit si turistë në Gjermani
-
Politikanët sërish në Alba Festival
-
Kombëtarja e Zvicrës ka kompletuar zyrtarisht listën e lojtareve për Kampionatin Evropian 2025!
-
Parada e shqiptarëve në Nju-Jork
Jeta në Austri
-
Qeveria austriake po shqyrton ndërhyrjen në çmimet e energjisë Për shkak të pasigurisë së rritur në Lindjen e Mesme dhe frikës për rritje të mëtejshme...
-
Çmimet më të larta të karburanteve në Itali dhe Gjermani në krahasim me Austrinë
-
Gjysma e punëtorëve austriakë të shitjes me pakicë përballen me abuzim
-
Strehimi, ushqimi, lëvizshmëria hanë 75% të buxhetit të familjeve austriake
-
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Austri e Gjermani, 10 të arrestuar, 9 prej tyre shqiptarë