Lajme
400 shqiptarë në Kinë: 3 studentë u larguan nga Wuhan drejt Shqipërisë
Ambasadori i Shqipërisë në Pekin, Selim Belortaja, bëri me dije gjendjen e shqiptarëve në Kinë, pas shpërthimit të koronavirusit. Belortaja u shpreh në “Facebook” se këtë të hënë për herë të parë janë informuar zyrtarisht krerët e trupit diplomatik.
Gjatë takimit, ambasadori ka treguar se në Kinë ndodhen 400 shqiptarë, por asnjë nuk është infektuar. Vetëm një studente ndodhet në Wuhan dhe po bëhet çdo përpjekje për ta larguar që aty.
“Asnjë i infektuar mes rreth 400 shqiptarëve që ndodhen këtu, prej të cilëve 60 studentë. Por zhvillimet na sugjerojmë të përsërisim thirrjen për kujdes, shmangie udhëtimesh dhe respektim të udhëzimeve e rregullave. Kemi vetëm një studente në Wuhan, të cilën po bëjmë çdo përpjekje ta nxjerrim, sadoqë kjo kërkon disa procedura lejesh dhe aplikimesh dhe rregulla karantine 14-ditore, edhe pse nga testi fillestar ajo doli ok!”
Ndërkohë, 3 studentë të tjera që kanë qenë po ashtu në Wuhan janë larguar drejt Shqipërisë. Kryediplomati shqiptar apeloi që secili shtetas shqiptar që ka vendosur të kthehet në atdhe, të veprojë sa më parë.
“3 të tjerët, ne dijenine tone janë larguar nga Wuhani dhe kanë mbrritur ose po mbrrijnë në atdhe! I kemi ftuar gjithë shqiptarët që studiojnë, punojnë ose thjesht ndodhen në Kinë, të identifikohen në e-mailin e ambasadës dhe të raportojnë gjendjen dhe adresën. Ndjekim situatën dhe i raportojmë MEPJ. U bëj thirrje familjeve të atyre që kanë ndarë mendjen të kthehen, të mos hezitojnë, po të sakrifikojnë edhe kësaj here për një biletë udhëtimi të njeriu të tyre”.
Deri tani 81 persona kanë humbur jetën nga virusi kinez, ndërsa janë 2.823 raste të konfirmuara infeksioni, shkruan Vizionplus, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









