Lajme
Zv.sekretari i NATO-s: Intervenuam në Kosovë për të parandaluar një Auschwitz të ri
Në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ka thënë se 50 vjet pas Auschwitzit, Aleanca e NATO-s intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane.
Në fjalimin e tij para të pranishmëve, Geoana tha se Holokausti ishte një ofendim për gjithë njerëzimin.
“Kishte të bënte me shkatërrimin e të ndryshmëve. Dhe, ajo që na bënë neve të ndryshëm, që na bënë neve unikë, është ajo që na bënë njerëzorë. Pas Luftës (së Dytë Botërore), vendet e lira të botës kërkuan një shteg të ri. Një shteg ky i ndërtuar duke ruajtur vlerat universale të përcaktuara në Kartën e Kombeve të Bashkuara. Vlera të tilla si e drejta për jetë, liria e fesë dhe vetë liria. NATO-ja u krijua për t’i mbrojtur këto vlera dhe për të mbrojtur njerëzit e Evropës dhe të Amerikës Veriore nga tirania që çoi në Holokaust. 50 vjet pas Auschwitzit, NATO-ja intervenoi në Kosovë për të parandaluar një gjenocid të ri në tokën evropiane”, tha Geoana, siç raporton ueb-faqja zyrtare e NATO-s, transmeton Koha.net.
Duke kujtuar Holokaustin, ai tha se më 27 janar 1945, ushtria sovjetike liroi 7,000 shpirtra që kishin mbetur të gjallë në Auschwitz. Por, pesë vjet para kësaj ngjarjeje, së paku 1.1 milion njerëz ishin mbytur prapa rrethojave me gjemba.
“Nazistët vranë më shumë se 6 milionë hebrenj, por edhe romë, homoseksualë, njerëz të hendikepuar dhe Dëshmitarë të Jehovait. I vranë jo për atë çfarë kishin bërë, por për çfarë ishin”, tha zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s.
Ai tha se duhet kujtuar gjithmonë arsyen e formimit të NATO-s.
“Duhet të jemi gjithmonë vigjilentë. Dhe gjithmonë duhet të jemi të përgatitur për të vepruar. Për shtatëdhjetë e pesë vjet pas Holokaustit, antisemitizmi vazhdon. Këtë ne s’mund ta pranojmë”, shtoi zëvendësi i Stoltenbergut, Mircea Geoana.
Ai bëri thirrje që në këtë ditë përkujtimi të shikohet përpara dhe të ndërmerren veprime të nevojshme për të garantuar që “të mos biem kurrë më në kurthin e lehtë të urrejtjes ndaj ‘të tjerëve’”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










