Lajme
Pastrohet liqeni i Badocit
Një numër qytetarësh iu bashkuan grupit për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit, ku në mënyrë vullnetare zhvilluan aksionin për pastrimin e liqenit.
Përveç pastrimit, qëllim i këtij aksioni ishte edhe ngritja e vetëdijes së qytetarëve për ruajtjen e ambientit dhe moshedhjen e mbeturinave rreth liqenit të Badocit, i cili furnizon banorët e Prishtinës me ujë të pijshëm, shkruan Rtklive.com.
Nga grupi i vullnetareve, Milot Kurshumlia tha se aksioni për pastrimin e liqenit të Badocit është organizuar nga vullnetarë, të cilët po shfrytëzojnë rënjen e nivelit të uji në mënyrë që ta pastrojnë në thellësi liqenin.
Kurshumlia: Liqeni është në gjendje të mjerueshme
“Sot është një aksion vullnetar, jemi mbledh këtu vullnetarë të cilët kanë fillu me iu përgjigj aksionit për pastrimin e liqenit të Badocit. Liqeni po e shihni është në gjendje të mjerueshme sa i përket nivelit të ujit, uji ka ra dukshëm. Sot tentojmë me shfrytëzu rastin edhe këtë ramje të nivelit të ujit për me e bo një pastrim më të thellë në pjesën e brendshme të liqenit, qëllimi është me i pastru të gjitha brigjet e Badocit duke pas parasysh që brigjet e Badocit tash më janë të shkelëshme….Ftes kemi ba në grupin për mbrojtjen e liqenit të Badocit, iu kanë përgjigjur ftesës shumë qytetarë, shumë grupe, presim edhe shumë grupe me u bashkëngjitë, jemi njerëz të vullnetit të mirë, të natyrës”, tha Kurshumlia
Kurshumlia tha se pastrimi i liqenit nuk është organizuar si shenjë pakënaqësie rreth ndërtimeve që priten të fillojnë afër Liqenit të Badocit, por për një ambient të pastër.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të ruajnë këtë liqen.
Kryeshefi ekzekutiv i K.R.U Prishtina, Ilir Avdullahu, tha se kompania e Ujësjellësit ka përkrahur këtë iniciativë të qytetarëve dhe iu është bashkangjitur. Sipas tij, në të ardhmen disa segmente të Badocit duhet të rrethohen në mënyrë që liqeni të mos ketë telashe çdo vit me mbeturinat.
Avdullahu: Inciativat për ruajtjen e ambientit duhet mbështetur
“Qëllimi i këtij aksioni është që të pastrojmë liqenin e Baodocit i hedhin ato mbeturina dhe krijojnë këtë gjendje që sot e kemi”, tha Avdullahu.
Nga grupi “mbrojtja e liqenit të Badocit”, Baton Begolli, tha se ky aksion ka qenë i qytetarëve e pastaj iu është bashkangjitur edhe grupi për mbrojtjen e Badocit. Ai tha se këto aksione organizohen me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen e liqenit.
Begolli: Këtë ujë që e kemi, po duam ta rrezikojmë
“Ky është aksion i disa qytetarëve, të cilët kanë marrë vetiniciativë për pastrimin e Liqenit të Badocit, ne si grup tjetër që kemi pas për qëllim mbrojtjen e Badocit iu kemi përgjigj ftesës së qytetarëve. Ju po e vëreni, ne jemi tash t’u shkel mbi liqen, po e vëreni që jemi në një periudhë thatësie, po e vëreni që nuk kemi aq ujë, e qet ujë që e kemi po dojna me e rreziku….Qëllimi i këtij aksioni është ngritja e vetëdijes qytetare”, tha Begolli.
Sipas Begollit, liqeni i Badocit nga i cili furnizohen një pjesë e banorëve me ujë të pijshëm, nuk duhet të ketë ndërtime afër.
Aksionit për pastrimin e liqenit të Badocit iu bashkëngjit edhe qytetari, Miftar jashari, sipas të cilit liqeni i Badovcit duhet të ruhet dhe të pastrohet çdoherë.
“Nuk është hera e parë që jam në liqenin e Badocit, unë kom peshku qindra herë edhe zakonisht kom marrë pjesë në shumicën e organizimeve që janë ba prej njerëzve….Qëllimi im personal është të mos shoh bërllok”, tha Jashari.
Ndryshe, reshjet e pakta të shiut dhe temperaturat e larta, kanë bërë që niveli i ujit në liqenin e Badovcit të bjerë nën nivelin mesatar, përcjell Albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online












