Lajme
Paradoksi me rrymën
Sipas një përllogaritjeje, Kosova ka rreth 11 miliardë ton linjit të pashfrytëzuara, ndërsa vendi shpenzon shuma enorme të parave për blerje të energjisë elektrike
Kosova është ndër vendet e para në Evropë për pasuri të mëdha të linjitit, ndërsa vazhdon të importojë rrymë nga vendet tjera. Ky fakt, nga ekspertët e ekonomisë dhe ata të minerareve, konsiderohet paradoksi, pasi që pasurinë ekzistuese Kosova nuk disa si ta menaxhojë.
Sipas një përllogaritjeje, rreth 11 miliardë ton linjit mbesin të pashfrytëzuara si pasojë e mungesës së një strategjie adekuate të Qeverisë së Kosovës. Mos shfrytëzimi i këtyre resurseve, ka bërë që Kosova të shpenzojë shuma enorme të parave për blerje të energjisë elektrike.
Ethem Çeku, ekspert i çështjeve energjetike, njëherë ish ministër i energjisë, ka thënë për REL, se tani e 15 vite, projektet energjetike në Kosovë nuk po zhvillohen dhe kjo ka bërë që vendi të ketë një sektor ta pazhvilluar energjetik.
“Problemi qëndron se qeveritë nuk arritën të ndërtojnë një konsensus politik të përbashkët që të shtyhet dhe të mbështetet zhvillimi i sektorit energjetik. Këto resurse më shumë përdoren gjatë fushatave elektorale se sa të ndërtohen si koncept zhvillues ekonomik mbi të cilat mund të zhvillohet ekonomia e Kosovës”, vlerëson Çeku.
Kosova përgjatë viteve është ballafaquar edhe me pasiguri në furnizim me energji energjike. Kjo pasiguri vazhdon të jetë një nga kufizimet kyçe për zhvillimin e ekonomisë në Kosovë.
Përfaqësues të shoqërisë civile që merren me çështjet energjetike, vlerësojnë se edhe po që se Kosova do të përdor të gjitha resurset që ka, përsëri energjia elektrike nuk është duke arritur tek konsumatori i fundit, për shkak të problemeve teknike dhe rrjetit të vjetërsuar elektrik.
“Ne kemi resurse të mëdha të linjtit, por duhet pasur parasysh që bota është duke shkuar drejt zhvillimeve të burimeve të ripërtërishme për të prodhuar energjinë elektrike, të cilat edhe Kosova i ka por jo në masë të madhe, mirëpo ne nuk jemi duke e bërë një gjë të tillë që të shfrytëzojmë atë energji nga burimet e ripërtërishme”, ka thënë Visar Azemi, koordinator në konsorciumin e shoqërisë civile për zhvillim të qëndrueshëm, KOSID
Ndryshe, burimet e ripërtërishme të energjisë përbëjnë një element të rëndësishëm të sektorit energjetik të Kosovës. Megjithatë, për shfrytëzimin e këtyre burimeve Kosova deri më tani nuk ka pasur një organizim dhe hulumtim të duhur se sa ka resurse të këtyre burimeve.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












