Lajme
Zviceranët, dy piano ndihmë për shkollat në Kosovë
Dy familje zvicerane kanë dhënë nga një piano për dy shkolla fillore të Kosovës. Njëra piano u vendos në Prishtinë dhe tjetra në Fushë-Kosovë
Dy shkolla fillore në Kosovë, nga dita e hënë, janë pasuruar me nga një piano, që kanë ardhur si donacion i dy familjeve zvicerane. Kjo ndihmë ka ardhur në kuadër të projektit “Arti në shkollë” që zbatohet nga organizata joqeveritare “Mus-e Kosova” me mbështetjen e Ambasadës së Zvicrës.
Këto dy piano, kanë zënë vend në Shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë dhe “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë.
Projekti “Arti në shkolla” i themeluar në Zvicër në vitin 1993, me ideator Yehudin Menuin dhe Werner Schmitt, pas suksesit atje do të përhapej edhe në vende të tjera të botës. Në Kosovë u shtri që nga viti 2010.
Menaxherja e këtij projekti në Kosovë, Blerina Lila, ka thënë se buxheti që posedon kjo organizatë mbulon shpenzimet për implementim të projektit në katër shkolla.
“Ne tashmë i kemi dhuruar dy piano në shkollat fillore në Prishtinë dhe në Fushë-Kosovë. Kur Menuin dhe Schmitt kanë nisur këtë projekt menduan që muzika nuk duhet të jetë vetëm burim i kënaqësisë, por përmes muzikës të ndihmojnë edhe në fusha të ndryshme sociale”, ka thënë Lila, citon Koha.
‘Arti në shkollë’, sipas saj, ka për qëllim t’i njoftojë fëmijët me artin dhe t’i sensibilizojë ata për llojet e tij.
Në katër komunat ku implementohet ky projekt janë të përzgjedhur njerëz të artit për të mbajtur orë me nxënësit. Në Prishtinë dhe Gjakovë, janë artistë të dizajnit grafik, ndërsa në Mitrovicë dhe Fushë-Kosovë janë profesorë të muzikës.
“Zakonisht këta njerëz i përzgjedhim në bazë të nevojave të shkollës. Bisedojmë me udhëheqësit dhe më pas dërgojmë njerëzit kompetentë”, ka thënë Lila. Kjo iniciativë është e projektuar vetëm për shkolla fillore dhe si qëllim tjetër ka që procesin e mësimit ta bëjë sa më atraktiv.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










