Lajme
Roaming më i lirë mes vendeve të Ballkanit, nga vera e 2015-ës
Çmimet e shërbimeve roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor do të përgjysmohen në fund të qershorit të vitit të ardhshëm, shkruajnë mediat në Podgoricë.
Në një takim të organeve rregullatore të vendeve të rajonit janë pajtuar në Beograd që tarifat e reja të telefonisë mobile të hyjnë në fuqi nga mesi i verës, dhe jo që në fillim të 2015-ës, siç është njoftuar më parë.
Nga vera e ardhshme thirrjet dhe dërgimi i mesazheve në roaming do të jetë 50 për qind më i lirë dhe kostoja e shërbimeve të internetit do të jetë nëntë herë më e ulët se ajo aktuale.
Ulja e çmimeve për shërbimet roaming është bërë në bazë të marrëveshjes të shtatorit të nënshkruar në Budvë nga Maqedonia, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi, duke përdorur shembullin e BE-së.
Qytetarët e Bashkimit Evropian që nga 1 korriku paguajnë çmime 50 për qind më të ulëta në roaming, si një hap i parë drejt heqjes së plotë të tarifës, e cila është planifikuar për në fund të 2015-ës.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









