Lajme
Majlinda, xhudistja më e mira e botës për 2014
Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi është shpallur më e mira në botë për vitin 2014. Ajo pranoi çmimin 50 mijë dollarësh nga kryetari i Federatës së Xhudos, Marius Vizer
Majlinda Kelmendit është zyrtarizuar me çmimin xhudistja më e mirë e botës për vitin 2014, duke marrë çekun 50 mijë dollarësh. Këtë shpërblim asaj ia dhuroi kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili qëndroi në Prishtinë, për ta dekoruar xhudistën pejane.
Në një ceremoni speciale, Vizer tha se Majlinda Kelmendi është xhudistja më e mirë në botë në kategorinë 52 kilogramë, e cila ka bërë një shkëputje të madhe me pikë nga sosja e vendit të dytë.
“Unë konsideroj se sukseset e Majlinda Kelmendit pjesë e federatës së xhudos së Kosovës, hapën dyert për sportin kosovar për të hyrë dhe për t’u njohur në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar”, deklaroi Vizer, i cili vjen në Kosovë vetëm disa ditë pasi Kosova u bë anëtare e plotë e KON-it.
Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës falënderoi presidentin Vizer për përkrahjen e xhudos dhe sportit kosovar në përgjithësi.
“Dua ta falënderoj publikisht z. Marius Vizer për punën e tij që ka bërë, për mbështetjen e tij për sportin e xhudos, e jo vetëm për sportin e xhudos por edhe të sportit kosovar në përgjithësi”, citon RTK Besim Hasanin.
Ndërkaq, trajneri i Majlindës, Driton Kuka, me këtë rast ka thënë se arsyeja që Vizer është në Kosovë, janë 4230 pikët që xhudistja kosovare ka mbledhur duke lënë prapa secilin xhudist tjetër të botës, të të gjitha kategorive dhe të të dyja gjinive.
“Sportistja jonë, kampionia e dyfishtë botërore në fund të vitit 2014 ka 4230 pikë, më së shumti pikë në gjithë ranglistën botërore nga të gjitha kategoritë për femra dhe meshkuj, e Federata Botërore e Xhudos këtë vit ka vendosur që xhudisten më të mirë në botë ta shpallë në mënyrë solemne”, u shpreh Kuka.
Edhe xhudistja më e mirë në botë, Majlinda Kelmendi falënderon kryetarin Marius Vizer për mbajtjen e premtimit, duke thënë se po të mos ishte ai unë nuk do të kisha këto suksese që i kam sot.
“Më gëzon fakti që çmimin si xhudistja më e mirë në botë, ka ardhur të ma jep pikërisht në shtetin tim, në Kosovë. Është ndjenjë e jashtëzakonshme” u shpreh Kelmendi, e cila e mbrojti titullin e kampionatit botëror në Rusi, ndërsa në Francë u shpall edhe kampione e Evropës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










