Lajme
Imigrimi, rriten kërkesat në ofiqari
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti e raporton si shqetësim rritjen e kërkesave për dokumente të ofiqarisë, për të ikur jashtë vendit. Edhe në Gjilan është e njëjta situatë
Në sportelet e Komunës së Prishtinës, por edhe në atë të Gjilanit, janë shtuar kërkesat e qytetarëve për t’u pajisur me certifikata të lindjes për t’i shfrytëzuar për imigrim. Këtë problematikë e ka ngritur edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti duke e parë si mjaftë shqetësuese.
Ahmeti nëpërmjet rrjetit social ka dhënë një mesazh për qytetarët, duke iu rekomanduar që mos ta marrin botën në sy.
“Këto ditë në komunën e Prishtinës janë shtuar tepër shumë kërkesat për dokumente të ofiqarisë. Duke parë fluksin e madh kemi kërkuar më shumë informata nga qytetarët. Pjesa më e madhe janë qytetarë që po kërkojnë rrugën drejt Evropës. Të premte ka patur më shumë kërkesa të tilla se sa aplikacione të rregullta që i kemi çdo javë”, thotë Ahmeti.
Ai thotë se secili prej qytetarëve i ka hallet e vete dhe secili e ka për qëllim një jetë më të mirë, por numrat e refuzimit të azilkërkuesve gjatë këtyre ditëve, sipas tij, kanë arritur në përqindjet absolute.
“Kosovën duhet ta shpëtojmë nga keqbërësit e të korruptuarit sa më parë, sepse po e lejuam kështu, do të kemi edhe më shumë qytetarë të kthyer nga burgjet e urat e Evropës por tash më pa shtëpi e me borxhe”, ka thënë Ahmeti.
Po ashtu thuhet se fluksi i qytetarëve për t’u pajisur me certifikata të lindjes, madje dhe me fotografi, është rritur dukshëm edhe në komunën e Gjilanit, e cila është më e drekuara nga imigrimi i këtyre ditëve.
Agim Velekinca, shef i Shërbimit të Gjendjes Civile në Gjilan, thotë për “Zërin” se kohëve të fundit ka fluks të madh për t’u pajisur me certifikata e ekstrakte. “Është shumë e dhimbshme kur dikush lutet që t’i ndihmohet dhe kur kërkojnë që certifikatave t’u vihen fotografi për të kaluar kufirin, sikurse edhe vërtetime për identitetin”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











