Lajme
Veseli e Marty-Lang, koordinim për bashkëpunim
Kryeparlamentari Veseli dhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Marty Lang, janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën legjislative
Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe ambasadorja e Konfederatës së Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, janë dakorduar për të thelluar bashkëpunimin ndërshtetëror në fushën legjislative, në zhvillim ekonomik, por edhe në arsim profesional e fusha të tjera.
Këtë mesazh dy liderët e kanë dhënë gjatë një takimi që kanë zhvilluar sot në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Veseli shprehu respektin dhe konsideratën e tij të lartë për Zvicrën, nevojën e thellimit të bashkëpunimit dhe përparimin e marrëdhënieve me interes për dy vendet, në veçanti në fushën legjislative.
Diplomatja helvetike uroi Kadri Veselin me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Kuvendit të Kosovës. Ajo foli edhe për bashkëpunimin shumë të mirë me Kosovën, me synime që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe më tej.
“Në veçanti ajo theksoi mundësinë e ofrimit të ekspertizës që ka Parlamenti helvetik, duke e parë Kosovën si vend të mundësive për zhvillim ekonomik, të përshtatshëm për investime, por edhe të afërt për shkak të diasporës së fuqishme të shtetasve të Kosovës në Zvicër”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Kosovës.
Po ashtu Veseli dhe Marty-Lang, thuhet se janë pajtuar që bashkëpunimi të shënojë rritje dhe përparim në hartimin dhe implementimin e ligjeve, thellimin e përvojave të mira legjislative për zhvillim ekonomik, cilësisë së arsimit profesional, në lëmin e sigurimeve, si dhe në fushat tjera me interes të përbashkët për dy vendet.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










