Lajme
Prishtina në mesin e 50 vendeve që duhet vizituar
“Shkoni në Prishtinë pine makiaton me të mirë në botë”. Kështu shkruan revista amerikane “Travel Leisure” e cila sugjeron që Prishtina të vizatohet në vitin 2015
Edhe pse për kosovarët konsiderohet një qytet i degraduar nga ndërtimet e “egra”, për ndërkombëtarët, Prishtina konsiderohet njëri nga 50 qytetet që duhet patjetër të vizitohet në vitin 2015. Kështu konsideron revista amerikane “Travel Leisure” në një artikull rreth sugjerimeve për vizita në vitin e ardhshëm.
“Bota është duke u bërë më e vogël, por gjasat për të pasur përvoja të jashtëzakonshme janë vetëm duke u rritur”. Kështu e nis shkrimin “Travel Leisure”, një revistë mujore me seli në New York, që ka gjithsej 4.8 milionë lexues.
Revista e ka identifikuar 50 destinacione të shquara, bazuar në të dhënat dhe trendët e industrisë, ndihmën e dhënë nga shkrimtarët, agjentët më të mirë të udhëtimeve dhe nga ekspertët e tyre të ri vendor. Kjo revistë ka dhënë për destinim edhe kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.
Në vendin e 35, Prishtina është futur si vend që është duke ndryshuar hartën e udhëtimeve, qoftë ajo një qendër zhvillimore e artit në Gjermani apo një shtrirje në rërën e Caribbean, citon TG.
Për Prishtinën, në këtë revistë thuhet se është një qytet i vogël që arriti pavarësinë në vitin 2008, e gjithashtu përmendët edhe vlerësimi për makiaton që ju dha këtij vendi, si më e mira në botë. Në përshkrimin e revistës, përmendet edhe lokali “Te miqtë”, ku thuhet se aty mund të kalosh jetën e natës.
Aty gjithashtu përmendët edhe Biblioteka Kombëtare, Hamami i Madh, Katedralja “Nënë Tereza” dhe Muzeu Etnologjik.
“Ku tjetër pos Prishtinës mund të dërgojë 2015-ta”, shkruan kjo revistë, e cila bashkë me kryeqytetin e Kosovës e ka përfshirë edhe atë të kryeqyteti i Kinës, të Japonia e shumë vende të tjera zhvilluara të botës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










