Lajme
USAID-i krijoi 6 mijë vende të punës
Brenda 4 vjetëve, USAID-i nëpërmjet programit “Mundësitë e reja për biznes” ka gjeneruar 6 mijë vende të punë që kanë eksportuar 23 milionë € produkte në rajon
Nga viti 2011 deri më tani, Misioni i USAID-it në Kosovë ka financuar mijëra fermerë kosovarë, ndërsa ka gjeneruar rreth 6 mijë vende të reja pune në sektorin e bujqësisë. Të gjitha këto janë realizuar në kuadër të programit “Mundësitë e reja për biznes” një projekt që është përmbyllur sot.
Përfaqësuesit e këtij misioni dhe diplomatët amerikan të akredituar në Kosovë thanë se USAID nuk do t’i ndal investimet me kaq.
Ambasadorja amerikane në Kosovë, Tracy Jacabson tha se 100 milionë dollarë janë prodhimet e ngritura në sektorin e agrikulturës, 6 mijë vende të reja punë në bujqësi, futja e 11 produkteve ushqimore dhe të perimeve të ndryshe të cilat ose nuk janë prodhuar kurrë më parë.
“Është e mrekullueshme të shohësh Kosovën duke eksportuar qumësht, molla, safari urbs nëpër Evropë dhe rajon dhe duke bërë emër për Kosovën në fushën e bujqësisë. Këtë nuk do të mund ta arrinim pa bashkëpunimin e pandërprerë me Qeverinë e Kosovës”, deklaroi ajo.
Ky projekt, sipas Jacobson, është fokusuar në bujqësisë nëpër tërë Kosovën, veri, jug, perëndim dhe lindje, citon TG.
Përmes këtij programi janë përkrahë fermerët kosovarë në kultivimin e shumë kulturave bujqësore, kryesisht prodhime të reja në Kosovë, siç janë prodhimin e mjedrës, boronicat, asparagu, trangujt e vegjël, dredhëzat, bimë mjekësorë dhe prodhime të tjera.
Jim Hope, drejtor i misioni të USAID-it në Kosovë, tha se ky program ka gjeneruar rreth 6 mijë vende të punës, si dhe ka pasur rreth 23 milionë eksport në rajon.
“…ndikim është goxha mbresëlënës, siç edhe ambasadorja e tha më shumë se 100 milionë dollarë në shitje, 80 milionë të brendshme dhe gati 23 milionë eksport në rajon dhe ndoshta më e rëndësishmja krijimi i më shumë se 6 mijë vendeve të reja të punës me orar të plotë, gjë që është absolutisht themelore, pra këto janë rezultate mjaft të rëndësishme”, ka thënë ai.
Ndërsa, Sami Uka, kultivues i mjedrës tha se “ne jetojmë në një regjion ku bujqësia është njëra ndër mundësitë më të mëdha që krijon të hyra dhe të ardhura për familjet tona”.
“Ne kemi bërë përpjekje që të ndryshojmë diçka nga bujqësia tradicionale dhe në këtë drejtim kemi vërejtur se vërtetë Kosova është vend ku ka kushte ideale për të zhvillimin kulturave të frutave të imëta”, deklaroi ai, duke mbështetur USAID-in për mbështetje.
Agjencia e Shteteve të Bashkuar të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), që 15 vite vepron në Kosovë. Për këto vite, ka investuar rreth 800 milionë dollarë, duke përkrahur programe dhe projekte të ndryshme si ato për qeverisjen lokale, sektorin privat, bujqësinë, arsimin, sundimin e ligjit e të tjera.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










