Lajme
Ashensori 60 vjeç, rrezikon jetën e minatorëve
Nga vitet 50-ta ashensori i kompleksit “Trepça” nuk është ndërruar më. Edhe atëherë ishte vendosur i vjetër ndërsa sot është kthyer në ankth për mijëra minatorë kosovarë
Një ashensor i ndërtuar në vitet ‘50-ta është shndërruar në ankth të vërtetë, për mijëra minatorë të kompleksit metalurgjik “Trepça” të cilët për çdo ditë hulumtojnë galeritë e thella të kësaj kompanie. Është ky ashensor, i cili i la të ngujuar për disa orë, mbi 57 minatorë në horizontet e thella të Trepçës.
Drejtori i “Trepçës”, Ahmet Tmava, nuk kishte hezituar ta fajësojë teknologjinë e vjetër, për avarinë që kishte ndodhur dy javë më parë.
“Ky problem ka ardhur si pasojë e teknikës së vjetruar. Trepça është fuqi ekonomike e Kosovës dhe kjo tregon për faktin se statusi i saj duhet të definohet, në mënyrë që ne të mund të investojmë në të gjitha fushat, edhe në teknologji”, thotë Tmava.
Ndonëse, drejtori nuk e dinte akoma se ku në fakt qëndronte defekti, një prej ekspertëve në kombinatin “Trepça”, siç raporton “Zëri” pati thënë se defekti ka ndodhur në një unazë, e cila ka shkaktuar defektin në rrymë, përkatësisht ndërprerjen e rrymës në ashensor.
“Askush nuk ka mundur të mendojë se pikërisht aty ishte defekti. Por, është e mundshme, sepse ashensori është shumë i vjetër”, thotë Tmava.
Drejtori i “Trepçës”, tha se ashensori, i cili është përdorë për transportimin e minatorëve në horizontet e minierës ka qenë i viteve 50-ta, por që siç kanë thënë edhe ekspertët të tjerë që kanë punuar për shumë vite në kombinat, lifti edhe kur ka ardhur dhe kur është vendosur para më shumë se 60 vjet, ka qenë i përdorur në një minierë tjetër përpara saj.
Drejtori Tmava nuk e ka hallin vetëm te ashensori i stërvjetëruar, por edhe te teknologjia tjetër. “Edhe po të ishte i ri ashensori, një defekt në rrymë, siç ka ndodhur ditën kur minatorët mbetën poshtë, do të ishte i mundshëm”, tha Tmava, sipas të cilit është i nevojshëm një ristrukturim i plotë i teknologjisë në “Trepçë”.
Drejtori i kombinatit “Trepça” po ashtu bëri të ditur se janë planifikuar 100 mijë euro për riparimin e teknologjisë dhe ndërhyrjet për të përmirësuar gjendjen aty ku konsiderohet se është më e nevojshme, në mënyrë që të vazhdojë puna, pa rrezik për sigurinë e minatorëve.
Aktualisht në ndërmarrjen “Trepça” punojnë 2500 veta, 1500 janë në pjesën jugore dhe 1050 persona punojnë në pjesën veriore, e banuar me shumicë serbe. Ndërsa rezervat e përgjithshme të të gjitha minierave të “Trepçës”, vlerësohen të jenë rreth 58 milionë tonë minerale. E konvertuar në vlerë monetare me çmimet e sotme të tregut ka një pasuri deri 10 miliard euro.
Dikur kjo kompani kishte 23 mijë punëtorë, ndërsa ishte njëra nga kompanitë më të mëdha në Jugosllavinë socialiste. Pas Luftës së dytë Botërore, “Trepça”, ka qenë një konglomerat me 40 miniera dhe fabrika, që shtrihen më së shumti në Kosovë, por gjithashtu edhe në Serbi dhe Mal të Zi.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











