Lajme
Ftohen bizneset në Belgjikë për të investuar në Maqedoni
Ministri për Investime, Visar Fida, gjatë një vizite në Belgjikë ka dhënë një pasqyrë të gjendjes në fushën e investimeve në Maqedoni.
Ministri shqiptar për Investime nga Maqedonia, Visar Fida, ka zhvilluar takime të shumta me kompani nga industri të ndryshme në forumin e mbajtur në qytetin Gentit, që është organizuar nga promotori ekonomik, Kreshnik Bekteshi dhe nga Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Mbretërinë e Belgjikës, si dhe Oda Ekonomike e Flandrisë.
Në këto takime, siç thuhet në njoftimin zyrtar të ministrisë, Fida ka prezantuar kushtet që ofron Republika e Maqedonisë për investitorët e huaj dhe njëkohësisht iu ka bërë thirrje që të investojnë në Maqedoni.
Gjatë këtyre takimeve dy kompani belge, njëra nga industria automobilistike dhe tjetra nga industria informatike, kanë shprehur interes të posaçëm për kushtet e ofruara për të filluar biznes në Republikën e Maqedonisë dhe vendosën që së shpejti të vizitojnë vendin tonë.
Ministri Fida theksoi se javët në vijim do të dihen edhe vendimet e disa kompanive për të investuar në Maqedoni, e disa prej tyre pikërisht pritet të investojnë në Zonën Teknologjike Industriale të Tetovës.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











