Lajme
Nuk ka “marrëveshje punësimi” Zvicër-Kosovë
Është fjala për një projekt të kufizuar dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për marrëveshje punësimi mes Kosovës dhe Zvicrës, ose për punësim masiv të qytetarëve nga Kosova në Zvicër
Pas publikimit të lajmit në disa media për gjoja një marrëveshje punësimi mes Kosovës dhe Zvicrës, me qëllim evitimin e çdo keq-interpretimi ose keqkuptimi, Ambasada e Kosovës në Zvicër përmes një njoftimi për medie sqaron se nuk bëhet fjalë për marrëveshje në mes të dy shteteve dhe gjithsesi jo për një marrëveshje për punësim.
“Me datë 02.12.2014 në Konsullatën e Kosovës në Cyrih është nënshkruar një marrëveshje bashkpunimi në mes të Konsullatës sonë dhe Qendrës për Persona të Moshuar të Qytetit të Zurich-ut. Fjala është për 7-10 Ppaktikantë –Infermierë, që do të kryejnë një praktikë njëvjeçare në një Shtëpi për Përkujdesje të Personave të Moshuar në Zurich” thuhet në sqarim.
Më tutje opinioni njoftohet se “është fjala për një projekt të kufizuar dhe në asnjë rast nuk bëhet fjalë për marrëveshje punësimi mes Kosovës dhe Zvicrës, ose për punësim masiv të qytetarëve nga Kosova në Zvicër, të cilët, mjerisht, janë të përjashtuar nga tregu i punës në Zvicër. Personat në fjalë do të paguhen si praktikantë , do të profesionalizohen në fushën e tyre dhe në fund do t‘i nënshtrohen një provimi çertifikues për të marrë një diplomë. Pas skadimit të praktikës njëvjeçare praktikantet kthehen në Kosovë.
Pra, edhe njëherë e përsërisim që asnjë qytetar nga Kosova nuk mund të pretendojë t’ia mësyj Zvicrës ose ambasadës së këtij vendi në Prishtinë, për të kërkuar punë, thuhet në përfundim të njoftimit të Ambasadës së Kosovës, të nënshkruar nga Ambasadori, Naim Malaj.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











