Lajme
Për një vit, 52 fëmijë të braktisur
Ndonëse çdo vit numri i fëmijëve të braktisurve ka shënuar rënie, prapë ky numër mbetet i madh. Gjatë vitit të kaluar janë regjistruar 52 raste të braktisjes së fëmijëve
Gjatë vitit 2013 në Kosovë janë braktisur gjithsejtë 52 fëmijë, duke shkaktuar shqetësim për organizatat joqeveritare që merren me mbikëqyrjen e fëmijëve jetimë. Problemi edhe më i madh mbetet vendosja e fëmijëve të braktisur në strehimore të duhura.
Për këtë problem, të dielën koalicioni i organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka publikuar analizën me titull “Më ço në shtëpi”, e cila ka për qëllim avancimin e formave të mbrojtjes së fëmijëve. Kjo analizë ka përfshirë fëmijët e moshës 0 deri 3 vjet.
Presidentja e KOMF-it, Blerta Perolli-Shehu tha se analiza është përqendruar në tri shtylla kryesore. Në një analizë të legjislacionit në fuqi, një analizë të sistemit të mbrojtjes dhe po ashtu edhe një analizë të gjendjes psiko-fizike të fëmijëve të braktisur.
“E vërteta është që numri i fëmijëve të braktisur vit pas viti është më i vogël. Nëse flasim para katër apo pesë viteve numri është sipër 60 apo deri në 70 fëmijë të braktisur në vit dhe flasim për fëmijët që braktisën në qendrat klinike universitare. Tani mund të themi se numrat janë nën 50”, deklaroi ajo raporton KPress.
Sipas saj, nuk dihet realisht se cilët janë faktorët që shtyjnë drejtë braktisjes, ose cilët janë faktorët e rritjes apo zvogëlimit të numrave. ÇMegjithatë, në Kosovë kemi një mungesë të hulumtimeve në këtë fushë”, tha Perolli-Shehu.
Shqipe Mala, zëvendëse Avokate e Popullit në Kosovë, shpjegoi edhe rolin e Institucionit të Avokatit të Popullit për mbrojtjen e Fëmijëve të Braktisur, duke thënë se ata janë të gatshëm të përfshihen në çfarëdo pune që ka për qëllim mbrojtjen e fëmijëve të braktisur.
“Nga këndi i Avokatit të Popullit, në vazhdimësi kemi mbështetur punën e KOMF-it dhe gjitha organizatave tjera dhe në shumë këndvështrime nga rekomandimet që kanë dal nga raporti i juaj mund të vërej rolin dhe kontributin që mund të jap institucioni i Avokatit të Popullit qoftë në monitorimin e seancave të ndryshme, qoftë në marrjen pjesë në plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve dhe rregulloreve të ndryshme”, tha Mala.
Në analizën e KOMF-it, është gjetur se kohëzgjatja e qëndrimit të fëmijëve të braktisur në spitale nuk është gjithmonë në përputhshmëri me rregulloren dhe standardet, pasi qëndrimi maksimal në spital është 21 ditë që nga data e lindjes, afat ky i vendosur me një marrëveshje mes Ministrisë së Punës dhe asaj të Shëndetësisë.
Ndryshe, në Kosovë është SOS fshati i fëmijëve, i cili kujdesët për fëmijët pa prindër për një periudhë të gjatë.
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












