Lajme
Më shumë lehtësira për punëtorët e huaj
Bizneset kanë identifikuar 1457 vende të reja pune për shtetasit e huaj. Që kjo të realizohet, komuniteti i biznesit kërkon lehtësira për të huajt që të punojnë në Kosovë
Komuniteti i bizneset në Kosovë ka identifikuar rreth 1500 vende të reja pune për shtetasit e huaj, prandaj po kërkohet lehtësira që punëtorët e huaj të vijnë në Kosovë për punë sezonale. Për këtë çështje të enjten është mbajtur një punëtori me përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Policinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Në këtë punëtori u diskutua për sqarimin e procedurave të marrjes së lejeqëndrimit për punësimin e të huajve në Kosovë.
Drejtori i Departamentit për Shtetësi, Azil dhe Migracion, Valoni Krasniqi theksoi se është obligim i të institucioneve të krijojnë lehtësira duke u bazuar në ligjet në fuqi, për të huaj të cilët hyjnë lëvizin, qëndrojnë apo që punojnë në Republikën e Kosovës.
Ndërsa përfaqësuesja e Aleancës Kosovare të Biznesit, Lumnije Hajdini, tha se është bërë një ndërtim për kuotën e shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës, që është shumë me rëndësi për sektorin e bizneseve.
“…kanë shumë kërkesa për punëtorë për shtetas të huaj dhe ku rezulton se në Kosovë bizneset kanë identifikuar 1457 vende të reja pune për shtetasit e huaj, kjo ndihmon në identifikimin që më pastaj t’i nënshtrohen kërkesave për lejet të punës, leje qëndrim etj”, tha ajo.
Në këtë punëtori diskutuan edhe zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenës Sociale, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Policisë së Kosovës, me përfaqësues të bizneseve me qëllim që të sqarohen dilemat të cilët kanë bizneset lidhur me procedurat e pajisjeve me dokumente të shtetaseve të huaj që vijnë në Kosovë.
Gjatë kësaj punëtorie u prezantua edhe udhëzuesi për hyrjen, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve në Republikën e Kosovës. Kjo punëtori, si dhe publikimi i udhëzuesit është mbështetur nga projekti i Klimës së Investimeve të Grupit të Bankës Botërore, në bashkëpunim me Qeverinë Zvicerane.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











