Lajme
Vetëm nga një fshat 60 veta migruan në BE
Vetëm nga fshati Mirash i komunës së Ferizajt brenda dy javëve të fundit kanë migruar ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Evropian rreth 60 qytetarë
Vala e migrimit në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese, madje rajoni i Ferizajt po vazhdon për ditë të zbrazet nga kosovarët. Vetëm nga fshatin Mirash i kësaj komune, brenda dy javëve të fundit kanë migruar ilegalisht drejte vendeve të Bashkimit Evropian, rreth 60 qytetarët.
Familjes së Gani Thaçit, plakut të kësaj komune i kanë dalë nga shtëpia, djali me nusen dhe me tre nipat. Ai thotë se më e rëndë po e përjeton mungesën e nipave se sa të djalit. “Po më kujtohen fëmijët, po më duket që në ëndërr po më thërrasin: ‘O babagjysh!”, ka thënë burri 60 vjeçar.
Por Bashkim Bytyqi, drejtor i shkollës fillore “Ali Hadri” në Mirash, ka thënë se nuk është vetëm i biri i Gani Thaçit nga i njëjti fshat që në të njëjtën kohë e ka lëshuar vendlindjen.
“Fshati ynë i ka 362 shtëpi me 4200 banorë. Ende nuk kemi të dhëna të sakta, por rreth 60-70 persona kanë ikur nga fshati dy javë të fundit. Këto dy javë edhe në shkollë e kemi vërejtur që në bazë të evidencimit mungojnë 9 nxënës”, ka deklaruar ai.
Ndërsa, Arben Kurteshi kryetar i AKR Internacional me seli në Zvicër, apelon tek institucionet e Kosovës, shoqëria civile, mekanizmat e sigurisë që të stopojnë këtë ikje të dhimbshme e cila po ndodhë para syve tanë.
Kurteshi thotë se pamjet e fundit që po vijnë nga Kosova vërtet janë trishtuese dhe tepër preokupuese. “Kjo ikje masovike është brengosëse, e dhimbshme dhe e trishtueshme sepse po ndodhë para syve të institucioneve tona dhe para shoqërisë sonë e klasës politike e cila tërë kohën flet për integrimin e Kosovës”, ka thënë ai.
Kurteshi apelon tek rinia kosovare që mos ta braktisin Kosovën. “Mos e braktisni Kosovën në këtë mënyrë. Mos merrni rrugë të rrezikshme e fatale për jetët tuaja”, ka thënë ai.
Ikja e kosovarëve drejt vendeve të BE-së ka alarmuar edhe shtetin e Hungarisë, pasi që kosovarët gjatë kalimit ilegalë për në BE po e shfrytëzojnë Hungarinë. Ambasada e Hungarisë në Kosovë, thotë se bazuar në të dhënat e fundit, 22 mijë e 161 persona nga vendet e treta kanë aplikuar për azil në Hungari, nga të cilët 6 mijë e 991 janë nga Kosova.
“Numri i azilkërkuesve nga Kosova është rritur që nga periudha e verës, e posaçërisht në vjeshtë. Shumica e azilkërkuesve e kanë kaluar ilegalisht kufirin e zonës Shengen. Në këtë vit, asnjë qytetar i Kosovës nuk është pranuar si refugjatë në Hungari”, ka njoftuar Ambasada hungareze në Kosovë, citon “Zëri”.
Personat, të cilët janë zënë nga autoritetet hungareze në këtë vend konsiderohen si ilegalë dhe si të tillë mbahen në shtëpi të ndalimit, nën përkujdesjen e policisë.
“Bazuar në të dhënat e fundit, 462 qytetarë të Kosovës janë në qendra të pritjes dhe 320 qytetarë të tjerë janë në qendrat e ndalimit të azilkërkuesëve në Hungari”, thuhet në njoftim.
Ndërsa Dajana Berisha nga Forumin për Iniciativën Qytetare në Prishtinë, thotë se në një vend si Kosova që ka 40 për qind të popullatës në papunësi afatgjate, një migrim i tillë mund të konsiderohet i prishëm. “Në Kosova, ku 70 për qind konsiderohen moshe e re…atëherë përgjigja është e qartë që njerëzit po largohen nga Kosova për arsye ekonomike dhe në mungesë të perspektivës”, thotë Berisha.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










