Lajme
Franca, destinacion i azilkërkuesve kosovarë
Franca e ka përfshirë Kosovën ndër shtetet e pasigurta, prandaj i ka motivuar kosovarët që të shkojnë atje për të kaluar azil
Shumica e kosovarëve që po ikin drejt BE-së, e kanë destinacion Francën e cila edhe ashtu Kosovën e ka futur në listën e vendeve jo të sigurta. Ky perceptim nga Parisi zyrtarë, ka ndikuar që ditëve të fundit të rritet fluksi i kosovarëve që po imigrojnë drejt “tokës së premtuar”.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ditëve të fundit ka marrë shqetësimin e ambasadorit të Hungarisë në Kosovë për shtimin e azilkërkuesve nga Kosova. Një shqetësim të tillë, ministri thotë se e ka diskutuar edhe me Ambasadën e Francës në Kosovë.
Vitin e kaluar, sipas ministrit Rexhepi, ka pasur një fluks të kosovarëve që kanë shkuar ilegalisht në Evropë e kryesisht në Francë.
Sipas këtij, derisa Franca e futë Kosovën ndër shtetet e pasigurta, është e qartë se edhe azilkërkuesit ai mësyjnë atij shteti.
“Kur një shtet është në listën e zezë, atëherë qytetarët e atij shteti kanë të drejtë që të aplikojnë për azil në Francë dhe procedurat e shqyrtimit të azilit zgjasin dy deri në tri vjet. Gjatë kësaj kohe, qytetarët në Francë marrin të ardhura të mira mujore. Në rast se Kosova nuk do të ishte në listën e zezë, ashtu siç është në shumicën e vendeve evropiane, atëherë procedurat e azilit përfundojnë brenda dy-tri javësh”, thotë Rexhepi citon “Zëri”.
Ndryshe, agjencitë turistike “Adio Tours”, “Erhan Trans” dhe “Fjolla”, çdo natë
mbushin autobusët e tyre me familje kosovare, të cilat ia mësyjnë ilegalisht Evropës. Autobusët bartin çdo natë kosovarë deri në Beograd prej nga ata drejtohen përmes kontrabandistëve multietnikë.
“Shyqyr që nuk jeni këtu me i pa çdo natë se çka po ndodh. Të vjen gjynah me i pa fëmijët e vegjël t’u pritë me shkuar. Familje me nga pesë-gjashtë fëmijë, por edhe djem të rinj çdo natë po nisen”, citon gazeta një shitës i biletave në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë në kushte anonimiteti.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i akuzon këto agjenci turistike të cilat po e shfrytëzojnë këtë gjendje për përfitim.
Mirëpo dy net më parë, Policia e Kosovës i ka kthyer në kufij, 6 autobusë që po e bartnin ë kosovarë drejt Serbisë. Ndërsa ministri Rexhepi thotë se është shkelje e të drejtave të njeriut mi i kthyera ata në kufij, kjo edhe për faktin se konform Marrëveshjes së Brukselit, me letërnjoftim të Kosovës qytetarët mund të shkojnë në territorin e Serbisë.
“Në momentin që ne posedojmë elemente dyshuese se qytetarët janë nisur drejt Evropës, ne edhe veprojmë, por në të kundërtën kemi të bëjmë me cenim të lirisë së lëvizjes”, thotë ministri Rexhepi.
Ditëve të fundit është rritur fluksi i kosovarëve që po ikin jashtë vendit. Shumica prej tyre janë nga rajoni i Ferizajt.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











