Lajme
Bashkatdhetarët mirëpresin prodhimet “Made in Kosova”
Javët e Biznesit Kosovar 2014 me moton “Unë konsumoj prodhime vendore, po Ju?” ka vazhduar në Austri. Bashkatdhetarët nga qyteti Linz i kanë dhënë mbështetje prodhimeve kosovare
Mijëra bashkatdhetarë nga Austria i janë bashkuar projektit tradicional: “Javët e Biznesit Kosovar 2014” me moton “Unë konsumoj prodhime vendore, po Ju?”, që është organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve. Bashkatdhetarët nga Linzi kanë mbështetur idenë për konsumimin e produkteve kosovare.
Agim Shahini është kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe i Dhomës Kombëtare Tregtare. Ai tha se ky projekt i nisur me 15 tetor do të përfundoi me 28 nëntor, ndërsa si projekt ka vazhduar nga Kosova në Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, Malin e Zi, Turqi, Slloveni dhe tash po realizohet edhe në Austri.
“Ky aktivitet po realizohet në kuadër të festave të fund vitit, me qëllim të promovimit të prodhimeve kosovare në vendet ku punojnë dhe jetojnë shqiptarët e më gjerë. Këtu i kemi sjell konsumatorëve prodhime cilësore kosovare, me qëllim të rritjes së ekonomisë vendore”, deklaroi Shahini.
Ai tha se ideja e këtij projekti është që mos të lejohet që miliardat e kosovarëve dhe bashkatdhetarëve të përfundojnë jashtë vendit.
Kryetari i AKB-së, tha se diaspora shqiptare, me këtë projekt, po njihet edhe më shumë jo vetëm me bizneset, por edhe me prodhimet kosovare. Sipas tij, parat e diasporës që vijnë në Kosovës, duhet që të mbesin në Kosovë e mos dalin jashtë saj.
“Ftojmë diasporën shqiptare, jo vetëm këtu në Austri, por nga të gjitha vendet, që të vijnë e investojnë në vendlindje. Shteti, ju mirëpret që të vini në Kosovë si bashkëqytetarë dhe si bashkëinvestitorë për të zhvilluar ekonominë dhe shtetin”, citon një komunikatë e AKB-së, Agim Shahinin.
Sipas tij, është interes që në Kosovë të sillen investimet nga diaspora dhe kjo do të ndikonte në zhvillimin e shtetit, rritjen ekonomike, atë të mirëqenies sociale të qytetarëve dhe uljen e papunësisë e varfërisë.
Ndërsa Ibrahim Makolli, ministër në detyrë i Ministrisë së Diasporës, e vlerësoi të rëndësisë së veçantë realizimin e projektit “ Javët e Biznesit Kosovar”, në shumë shtete që ka për qëllim promovimin e prodhimeve vendore.
“Mbështesim iniciativat e diasporës të të gjitha natyrave, posaçërisht të atyre që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të Kosovës. Diaspora, si gjithherë ka qenë e gatshme për bashkëpunim sidomos në sjelljen e orientimin e duhur të kapitalit në vendlindje”, ka deklaruar Makolli.
Ministri në detyrë i Diasporës, ofroi mbështetje për diasporën shqiptare për të gjitha problemet që hasin.
Ndërsa Enver Ferizi, kryetar i Këshillit të Agro Biznesit Shqiptar, kërkoi nga bashkatdhetarët që prioritet të kenë vendlindjen e tyre dhe të kthehen e investojnë e zhvillojnë trevat shqiptare të cilat kanë potenciale të pashfrytëzuara.
Në këtë ceremoni, ishin të pranishëm edhe kryetari Komunës së Linzit, ata të Odës Ekonomike të Austrisë, mbi 300 persona nga fusha të ndryshme nga rreth 30 mijë qytetarë shqiptarë sa jetojnë në këtë regjion, dhjetë biznes nga Kosova e Shqipëria, etj.
Delegacioni, sië u tha më tej në njoftim, ka zhvilluar edhe aktivitetin “Darka e Lamës” me prodhime vendore dhe kanë zhvilluar një sërë takimesh edhe me bashkatdhetarët, të cilët kanë mirëpritur me shumë kënaqësi prodhimet kosovare.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











