Lajme
Prishet Blloku VLAN: AAK do koalicion me PDK-në
Pas më shumë se 5 muaj bashkëpunimi, partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që mos të vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në
Koalicioni pas-zgjedhor LDK, AAK, dhe Nisma për Kosovën, i themeluar dy ditë pas zgjedhjeve. më 10 qershor 2014, është shpërbërë pas më shumës e 5 muaj bashkëpunimi. Është partia e Ramush Haradinajt, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cila përfundimisht ka vendosur që mos të vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në.
AAK tani më edhe zyrtarisht është shprehur e hapur për koalicion ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.
Zëdhënësi i AAK-së, Ernest Luma në një deklaratë dhënë “Zërit” ka deklaruar se partia e tij është ndier e tradhtuar nga LDK-ja e Isa Mustafës.
“Ju e dini që Kosova proceset në të cilat jemi dhe të cilat na presim, dhe situate që po kalojnë kërkojnë në radhë të parë formim shumë të shpejt të institucioneve. Duke mos humbur kohë dhe duke mos ndërtuar bashkëpunime mbi parimet të pasigurta dhe të hamendura sikurse është dëshmuar me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Pra nuk e përjashtojmë asnjë variant. I vetmi variant i përjashtuar është bashkëpunimi më tutje me LDK-në”, ka thënë Luma.
Ndërsa përfaqësuesit e partisë më të vogël në koalicionin LAN, Nisma beson se nuk janë shterur të gjitha mundësitë që Blloku pas zgjedhor të vazhdojë rrugëtimin. Lideri i Nisamas, Fatmir Limaj pothuaj se tërë javën është munduar që t’i bashkojë Isa Muatfën me Ramush Haradinajna.
“Nisam vazhdon të besojë se marrëveshja ende është e mundur që të jetësohet nëse palët nënshkruese i shfrytëzojnë momentet e fundit dhe bëjnë përpjekje që të shohin përtej interesave momentale me të cilat aktualisht përballën”, konsideron kjo parti, më e vogla e spektrit politik shqiptarë me 6 ulëse në kuvend.
Ndryshe, Kryesia e LDK-së mblidhet sot për të diskutuar për gjetjen e modaliteteve për daljen nga kriza. LDK po insiston se posti i kryeministrit i takon kësaj partie pasi që është më e madhja në radhët e bllokut. Mirëpo me marrëveshjen e 10 qershorit, posti i kryeministrit i ka takuar Ramush Haradinajt, ndërsa ai i kryeparlamentarit, Isa Mustafës.
Marrëveshja u prish në kohën kur Gjykata Kushtetuese rekomandoi që posti i kryetarit të Kuvendit t’i takojë partisë më të madhe parlamentare, PDK-së së Hashim Thaçi. Kjo marrëveshje e nxori nga kombinimi Mustafën e LDK-së, i cili kërkoi që marrëveshja të ndryshohet, dhe se posti i kryeministrit t’i jepet LDK-së.
Këtë ide e kundërshtoi Ramush Haradinaj, duke thënë se ai nuk ndjehet fajtor që posti i kryeparlamentarit t’i merret LDK-së.
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”











