Lajme
Ndalohet importi i mishit të pulave nga BE
Pas njoftimit se mishi dhe vezët e pulës nga Gjermani, Britania dhe Holanda, mund të jenë prekur nga një virus i rrezikshëm, Maqedonia ndali importin nga këto vende
Autoritetet e Maqedonisë kanë vendosur një masë të përkohshme për ndalimin e importit të mishit të pulës dhe vezëve nga Holanda, Gjermania dhe Britania e Madh. Vendimi pason njoftime për mundësinë e prekjes së këtyre vendeve nga një lloj i ri i gripit të shpendëve që përcillet edhe tek njerëzit.
Këtë ndalesë e ka marrë mbrëmë Qeveria e Maqedonisë përmes Agjencisë qeveritare për Veterinari dhe Ushqime.
“Mbikëqyrja e paraqitjes së këtij virusi në vend po bëhet në bazë të ligjit për veterinari dhe shëndetësi. Pas analizave të bëra në vendin tonë deri tani nuk është regjistruar prania e këtij gripi tek shpezët, por jemi duke ndjekur edhe udhëzimet e Komisionit Evropian lidhur me parandalimin e ndikimit të këtij gripi”, citon INA njoftimin e Agjencisë për Veterinari dhe Ushqim..
Andaj kjo agjenci, ka vendosur ndalesën e përkohshme të importit të mishit të pulës dhe prodhimeve të tjera të pulës nga tre vendet si Holanda, Gjermania dhe Britania e Madhe.
Komisioni Evropian, siç thuhet më tej, ka zbatuar ndalesë të përkohshme transporti të shpendëve, por duke përfshirë vetëm tregjet e brendshme, ndërsa pritet që në Evropë të ndërmerren masa parandaluese që do t’i përfshijnë zonat kritike ku gjenden fermat e shpendëve.
Këtyre fermave do t’u ndalohet shitja e çfarëdolloj prodhimi nga pula në vende të tjera anëtare të BE-së dhe në vende të treta.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












