Lajme
Punëtorët e shtetit paguhen më shtrenjtë se ata privat
Paga në sektorin publik janë të mëdha se sa ato në sektorin privat. Në sektorin publik pagat mesatare janë 441 euro, ndërsa në privat nuk është më shumë se 228 euro
Ngritja e pagave për 50 për qind gjatë ty vjetëve të fundit, ka bërë që pagat e sektorit publik të jenë dukshëm të mëdha se sa ato në sektorin provat. Madje kjo ngritje e pagave nga ana e Qeverisë së Kosovës, ka krijuar një diferencë të thekuar ndërmjet këtyre sektorëve.
Paga mesatare në sektorin publik në Kosovë është 441 euro, në sektorin privat nuk është më shumë se 228 euro.
Agon Nixha është hulumtues në Institutin “Riinevst”. Ai ka bërë të ditur se në një hulumtim të bërë me bizneset private ka dalë se paga në sektorin privat është mjaft e ulët.
“Nga intervistat që i kemi pasur me biznese kemi ardhur në përfundim se paga ne sektorin privat është rreth 228 euro dhe kjo nuk ka ndryshuar përgjatë viteve. 52 për qind e bizneseve nuk kanë pasur ndryshime në paga përgjatë katër viteve”, ka treguar Nixha.
Në Kosovë, sipas shifrave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, janë gjithsej të punësuar 302.844 persona në sektorin publik dhe atë privat; 80.816 persona janë të punësuar në sektorin publik, ndërsa 222.028 punëtorë janë të punësuar në sektorin privat, raporton REL.
Përfaqësues të sindikatës së sektorit privat në Kosovë thonë se krahasuar me punën që punëtorët bëjnë në kompanitë ku ata punojnë pagat në sektorin privat janë shumë të ulëta Sipas tyre, paga në sektorin privat është më e ulët se 228 euro.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së pavarur të Sektorit Privat në Kosovë, sindikatë kjo që funksionon në kuadër të BSPK-se, ka thënë se punëdhënësit në sektorin privat mund të bëjnë edhe ulje të pagave që aktualisht marrin punëtorët.
“Ka shenja që jo që do të shkojë tek ngritja e pagës, por nga ulja e pagës. Në momentin kur është dëgjuar që ne si sindikatë do të kërkojmë që nga janari të paguhet shujta për punëtorin, shumë kompani kanë menduar që ta ulin pagën minimale”, thotë ai.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës, kishte kërkuar rritje pagash deri në 35 për qind për punëtorët e sektorit privat. Sidoqoftë, përfaqësuesit e bizneseve vazhdimisht kanë theksuar se nuk kanë mundësi që të rrisin pagat për shkak të performancës jo të mirë që kanë viteve të fundit.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës gjatë dy viteve të fundit e ka ngritur për 75 për qind ngritjen e pagave, një herë 25 për qind e njëherë 25 për qind. Madje kryeministri në ikje ka planifikuar që pagat në sektorin privat të ngritën edhe në vitin 2015 për 25 për qind, në mënyrë që të ato të jetë të më të mirat në rajon.
Një profesor i shkollës së mesme aktualisht e ka pagën 509 euro bruto.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













