Lajme
Kampionia, pa shtëpi, pa sigurim dhe pa rrogë
Vajza 28 vjeçe nga Tirana, Romela Begaj bashkë me shtangën 113 kg, ngritur më së larti flamurin e Shqipërisë, shtetit që nuk i krijoi as strehë, as pagë e madje as sigurim
Romela Begaj u shpall kampione e botës në Botërorin e peshëngritjes në Kazakistan në peshën 63 kg, duke ngritur një peshë prej 113 kilogramësh. Ajo bashkë me shtangën ngritur më së larti flamurin e Shqipërisë, shtetit që kampiones nuk i krijoi as strehë, as pagë e madje as sigurim shëndetësor.
Vajza 28 vjeçe nga Tirana, fitoi medalje artë duke shënuar suksesin më të madh në historinë femërore të peshëngritjes shqiptare. Në momentin që ngriti shtangën me 113 kg, Romela shpërtheu në lot, pasi suksesi i saj vjen pas shumë sakrificash e vetëmohimi.
Ajo është e para kampione e botës e Shqipërisë, e njëkohësisht është kampionia e zemrës dhe krenarisë së një kombi, raporton Shekulli. Pasioni i madh për këtë sport nuk e lënë të heqë dorë nga kjo karrierë dhe të dorëzohet në një fushëbetejë me kushte të vështira.
Sot Shqipëria ka një kampione bote, ndryshe nga vendet e tjera. Ajo ka përballuar vetë çdo shpenzim për kurimin e dëmtimit në gju që mori gjatë kampionatit evropian.
“Të gjitha shpenzimet i kam përballuar vetë, me shumë ndihmë nga familja dhe miq që vërtet janë të çmuar për mua”, ka deklaruar ajo.
Gara për të në Evropian ishte zhgënjyese, sikurse më shumë zhgënjyese ishte pritja pas kthimit në Shqipëri. “Kur mbërrita në Tiranë, kur zbrita nga avioni, nuk mora as një telefonatë, nga asnjë institucion”, tregon Begaj e cila ishte shpallur edhe kampione e Evropës.
Në një intervistë të mëhershme ajo tha se është një kampione pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa sigurim.
“Jam një kampione, një nga ato që kam ngritur flamurin shqiptar, dhe sot jam pa shtëpi, pa rrogë, pa punë dhe pa sigurim shëndetësor. Sigurimi është shumë i rëndësishëm për një sportist, e për më tepër për një femër sportiste. Jam femër dhe e vetmja që e përfaqësoj Shqipërinë dhe e ndiej veten keq moralisht për situatën në të cilën ndodhem”, ka theksuar ajo.
Të gjitha kontrollet mjekësore, sipas saj, janë mbuluar financiarisht nga familjarët e saj.
Por, pavarësisht kësaj, Romela nuk u dorëzua kurrë.
“Dua të lë gjurmë në këtë jetë. Përpos të gjitha vështirësive unë refuzoj të dorëzohem. Dua të shpërndaj kulturën time, të përfaqësoj vendin tim dhe t’i prezantoj gjithë botës traditat e mia. Më vjen mirë që të gjithë konkurrentët, nga e gjithë bota, në fund të një gare vijnë të më përshëndesin.“Bravo Romela”, ka deklaruar më herët ajo.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












