Lajme
Rama e Vuçiq i “thyejnë shtizat” për Kosovën në Beograd
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha në Beograd se pavarësia e Kosovës është çështje e kryer, ndërsa kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq tha se Kosova do të mbetet Serbi
Pavarësia e Kosovës është një realitet i pamohueshëm, që i ka shërbyer sigurisë dhe stabilitetit në rajon. Kështu deklaroi në Beograd, kryeministri shqiptar, Edi Rama i cili u prit me nderime të larta nga autoritete serbe. Megjithatë kjo deklaratë nuk i pëlqeu nikoqirit serb, kryeministrit Alesandër Vuçiq, i cili deklaratën e mysafirit shqiptar e konsideroi provokim të rëndë.
Madje gjatë konferencës së përbashkët në Beograd, pas një takimi që zhvilluan kokë me kokë, situata u tensionua, kur Rama foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës për të cilët tha e duhet t’i gëzojnë të gjitha të drejtat që janë të garantuara me ligjet dhe konventat ndërkombëtare.
Kryeministri serb, ndërkaq KA cilësuar si provokim deklaratën e Ramës për Kosovën, duke thënë se Serbia do ta konsiderojë gjithnjë Kosovën si pjesë të sajën.
“Së pari nuk kam pritur një provokim dhe që do fliste për Kosovën. Nuk do ia lejoj askujt ta ulë Serbinë këtu në mes të Beogradit, më vjen keq që ka folur për tema që s’ishte parashikuar të flisnim. Kosova është pjesë e Serbisë. Është bukur të flasim hapur që ti themi njëri tjetrit sy më sy se çfarë mendojmë”, tha Vuçiç.
Ndërsa kryeministri Rama kometoi menjëherë pas tij, duke u shprehur sërish se Kosova është një realitet i pandryshueshëm.
“Për sa i takon Kosovës, realiteti është i pandryshueshëm, sado që kemi mendime të ndryshme kjo s’na pengon t’ia themi njeri-tjetrit në sy atë që mendojmë dhe që të bashkëpunojmë se rruga e secilit prej nesh është një korsi në rrugën e përbashkët. Sa më serioz të jemi aq më seriozisht do na marrë edhe Evropa” deklaroi kryeministri Rama.
Po ashtu shefi i qeverisë shqiptare foli edhe për bashkëpunimin ndërshtetëror, ndërsa tha se integrimi në BE për të dyja shtete është orientim i pandashëm. Po ashtu ai pamendi konfliktet Gjermani-Francë dhe bashkëpunimin që këto shtetet e kanë, prandaj tha se e njëjta duhet të vlejë edhe për shqiptarët dhe serbët.
Ndërsa ashtu siç ishte pritur, nuk u anashkalua edhe çështja e futbollit dhe lojës Shqipëri-Serbi dhe për “dronin e famshëm” për të cilin autoritetet serbe janë duke hetuar. Për këtë temë kryeministri Vuçiç nuk ka dashur të komentojë.
“Sa për temën nuk duam të flasim për të kaluarën por për të ardhmen. Droni ishte një ngjarje shumë mirë e organizuar, shumë ditë më parë ka pasur organizim. Ne e dënojmë këtë akt”, tha ai. Ndërsa Rama, u shpreh se politika e shteteve kurrsesi nuk mund të bëhet në një fushë futbolli.
“Politika e shteteve nuk lind, nuk zhvillohet dhe diktohet në një fushë futbolli. Ajo që ndodhi është tregues i brishtësisë së jashtëzakonshme, i një marrëdhënie të re që ne kemi synimin ta vendosim…Ne nuk jemi armiq të njëri-tjetrit, kemi armiq të përbashkët, varfëria, borxhi publik e deficiti. Sfida jonë e përbashkët është që të bashkojmë forcat të flasim me një gjuhë, siç kemi ne nevojë për Evropën, Evropa ka nevojë për Ballkanin”, tha ai.
Në konferencën për media, kryeministri shqiptar foli edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për të cilët kërkoi që të drejta të plota, ashtu siç parashikojnë konventat ndërkombëtare. “Shpresoj që gjenerata e re që qeveris në Serbi do t’i respektojë shqiptarët e Luginës së Preshevës si një urë me rëndësi strategjike për lidhjen e fateve evropiane të dy vendeve”, tha Rama.
Shefi i qeverisë shqiptare nënvizoi se shqiptarët kanë kurajën, besimin dhe vizionin për të shtrirë dorën e bashkëpunimit të sinqertë.
“Rastësia desh që një ditë pas kremtimit të 25 vjetorit të murit të Berlinit të ngrihet sot këtu në Beograd flamuri kombëtar i Shqipërisë dhe të nderojmë himnet e njëri-tjetrit për të parin takim mes dy kryeministrash pas 68 vitesh…Vizioni i Evropës së bashkuar na ka bashkuar më në fund të gjithëve në rrugën e paqes”, deklaroi Rama.
Kryeministri ruama ftoi homologun serb që vitin e ardhshëm ta vizitojë Tiranën.
Ndërsa edhe kryeministri Vuçiç tha se ka ardhur koha që dy vendet të shohin nga e ardhmja-BE-ja. Problemet, tha Vuçiç mund të zgjidhen vetëm me komunikim.
“Është një lajm i rëndësishëm se pas kaq 68 vitesh takohen kryeminsitat e dy shteteve. Unë jam i bindur që problemet tona të përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar për të nënshkruar marrëveshje të tjera për shkëmbime, do punohet edhe në marrëveshjen ku qytetarët tanë do lëvizin vetëm me karta identiteti. Duam që komunitetet tona të jenë në nivelet më të larta”, tha Vuçiç.
Ndryshe, kryeministri shqiptar është pritur me nderime të larta në Pallatin “Serbia”. Takimi i dy kryeministrave ka zgjatur rreth 40 minuta, ndërsa në pallatin kryeministror në Beograd është ngritur flamuri shqiptar përkrah atij serb. Në oborrin e pallatit “Serbia” janë luajtur himnet e të dy vendeve. Në aeroport Rama u prit me nderime nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












