Lajme
Produktet e ushqimit janë të sigurta
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë garanton se ushqimet që importohen në Kosovë janë të sigurta. Ato kontrollohen nga inspektorët në kufij dhe në laboratorët përkatës
Agjencia kosovare e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) i garanton qytetarët e vendit se asnjë produkt i kontaminuar nuk mund të hyj në Kosovë pa iu nënshtruar kontrollit. AVUK thotë se ushqimet që importohen në Kosovë kontrollohen në dy nivele, nga inspektorët në kufij dhe në laboratorë përkatës.
Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi në një deklaratë dhënë për Kpress. “Dhe në qoftë se ndonjë produkt nuk është i sigurt atëherë ai produkt asgjësohet dhe operatorit të biznesit i dërgohet fletëparaqitja në gjykatë”, deklaroi ai.
Deklaratat e Thaçit pasuan akuzat se në Kosovë po hyn mish i helmuar. Këtu akuza erdhën pas një 28 vjeçar hubi jetën dhe katër të tjerë të të njëjtës familje u helmuan nga mishi i pulës.
Thaçi tha se asnjë produkt që është i rrezikshëm për konsumatorët dhe se nuk garanton sigurinë me dokumentacion nuk lejohet të hyjë në vend.
“Secili produkt që nuk posedon dokumentacionin që garanton për sigurinë e tij nuk lejohet të hyjë në Kosovë sepse për sigurinë e këtyre produkteve garantojnë shtetet prodhuese të tyre dhe ne kemi kontakte të përhershme më të gjithë autoritetet e këtyre vendeve dhe ne përmes certifikatës nga ata garantohet që produkti që është duke u eksportuar për Kosovë është produkt i sigurt”, tha Thaçi.
Zëdhënësi i AVUK-ut po ashtu tha, gjithmonë ofrohen edhe analiza laboratorike që dëshmojnë rreth sigurisë së produktit. Ai tha se “procedurat e kontrollit që zbaton janë procedura të harmonizuara me vendet më të zhvilluara kryesisht me ato të Bashkimit Evropian.
“Në secilin ngarkesë masa për produkte të importit , masa e kontrollit ushtrohet 100 për qind. Asnjë ngarkesë nuk mund të zhdoganohet pa iu nënshtruar inspektorëve të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë po flasim për produktet ushqimore. Tani me rregullat e reja kemi edhe terminale të brendshme edhe në këto terminale janë prezent inspektorët tonë dhe asnjëherë nuk kryhet zhdoganimi i mallit pa u kontrolluar nga inspektorët të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”, ka thënë ai.
Ai madje tha se në secilën komunë të Kosovës, kanë inspektorët e tyre dhe se më secilën komunë kanë bashkëpunim të mirë. “Në tri apo katër vitet e fundit nuk e kemi asnjë rast të konfirmuar të helmimit me ushqime gjithmonë flasim në bazë të raporteve zyrtare”, deklaroi ai.
Thaçi po ashtu nuk la pa përmendur edhe rastin e limonit i cili po dyshohet që ka substanca kancerogjene, madje u shpreh se deri më tani gjitha analizat që janë bërë kanë rezultuar brenda parametrave të lejuar, por se mostrat janë dërguar në laborator prapë në mënyrë që të konfirmohet saktësisht çdo gjë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4













