Lajme
Brenda një viti u operuan rreth 50 mijë persona
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e shëndetësisë për vitin 2013, sipas të cilave, u operuan 49.528 persona, ndërsa vdiqën në spital 1200 veta
Rreth 50 mijë qytetarë të Kosovës i janë nënshtruar një operacioni në spitalet e Kosovë gjatë vitit të kaluar, ose rreth 1000 persona më shumë se sa në vitin 2012. Kështu thuhet në “Statistikat e Shëndetësisë 2013” të cilat i publikoi të enjten Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).
Ky publikim, siç thuhet në njoftim, ofron të dhëna për numrin e përgjithshëm të të punësuarve në Institucionet publike shëndetësore sipas gjinisë dhe shkallës së arsimimit, të dhëna për aktivitetet e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), aktivitetet e Spitaleve Rajonale, vizitat në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare etj.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se numri i të punësuarve në institucionet publike shëndetësore ishte 13.618. Nga numri i përgjithshëm i të punësuarve, 57 për qind ishin femra, ndërsa 43 për qind meshkuj.
Krahasuar me vitin 2012, numri i të punësuarve në vitin 2013 është rritur për 8, ose shprehur në përqindje 0.05 për qind.
“Numri i përgjithshëm i pacientëve të operuar në institucionet shëndetësore ishte 49.528, prej tyre 32.692 ose 66 për qind e operacioneve janë kryer në Klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa 16.836 apo 34 për qind në spitalet rajonale“, thuhet në raport.
Krahasuar me vitin 2012, numri i pacientëve të operuar në vitin 2013, sipas ASK-së, është më i madh për 967, apo shprehur në përqindje për 2 për qind.
Numri i pacientëve të vdekur në Klinikat e QKUK ishte 1.207, prej tyre 314 apo 26 për qind e rasteve ishte në Klinikën e Neurologjisë. “Krahasuar me vitin 2012, numri i vdekjeve në vitin 2013 është më i vogël për 82, apo shprehur në përqindje 6.4 për qind”, thuhet në raportin e statistikave të ASK-së.
Numri i pacientëve të vdekur në spitalet rajonale ishte 882, ndërsa krahasuar me vitin 2012, numri i pacientëve të vdekur në vitin 2013 është më i madh për 42, apo shprehur në përqindje 5 për qind.
“Numri i institucioneve shëndetësore private të licencuara ishte 1.003. Nga numri i përgjithshëm i institucioneve të licencuara 305 apo 30 për qind ishin ordinanca stomatologjike. Krahasuar me vitin 2012, numri i institucioneve të licencuara në vitin 2013 është rritur për 45, apo shprehur në përqindje 4.7 për qind”, thuhet në statistikat e ASK-së.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle
Jeta në Austri
-
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz “Sukseset e kësaj parti në qeverisjen e Grazit, transparenca ndaj qytetarit, me kanë shtyrë që të... -
Shqiptarët protestojnë sërish në Vjenë: “Jemi në mbështetje të popullit në Shqipëri” -
Skanerët e rinj të aeroportit të Vjenës lejojnë lëngjet deri në dy litra -
Më pak se 50% i kalojnë provimet e integrimit A2/B1 të Austrisë -
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4












