Lajme
Të ushqehemi me produktet „MADE IN KOSOVA “*
Porosi nga një grup shokësh me origjinë nga Mitrovica, e që tash jetojnë në vende të ndryshme të botës. Shumica prej tyre punojnë në hotele të ndryshme me 3,4,5 yje, klube dhe restorante të ndryshme nëpër Evropë.
Çdo herë kur vizitoj tregun në Rotterdam për të blerë pemë, perime, ose peshk të freskët, patjetër më duhet ta vizitoj një shitore italiane që është aty afër tregut.
„LITTLE ITALY“ është një dyqan i vogël, me të gjitha gjësendet, picat, pastat, lazanja të bëra vetë, verëra të llojllojshme, ullinjtë, etj., etj.
Ky dyqan më ka lënë një përshtypje edhe më herët deri sa jetoja aty afër kur e vizitoja aq shpesh, por edhe tash që nuk jam aty duke jetuar.
Çdo herë i mbushur përplot me njerëz të moshave të ndryshme, duke pëshpëritur: zonjë,një lazanja me spinaq,ju lutem, çfarë lloj i djathit është ky, si mundem me së miri ta kombinoj një verë të kuqe me një lloj sallami nga Napoli.
Personalisht javën që shkoi aty kam blerë një lloj vere që quhet „VALPOLICELLA CLASSICO SUPERIORE“, ose ta quaj më mirë, një foshnjë e AMARONE. Sapo bleva verën më iku mendja duke parë djathëra të llojllojshme, vendosëm ta blejmë një lloj djathi që kombinohet me verë të kuqe, e ai djathë që vendosëm ta blejmë ishte një lloj djathi i mbrehtë që quhet „CAZU MARZU“.
I blemë disa gjëra dhe duke ikur te kasa, djali im i vogël pëshpëriti akullore, akullore, që patjetër u detyrova të kthehem dhe t‘ia plotësoj dëshirën. Pyeta shitësin dhe më rekomandoi një ëmbëlësirë „CANTUCCINI“.
Ikëm në shtëpi duke i paguar të gjitha. Na pyetën se a kishim mundur t‘i gjejmë të gjitha gjërat që na nevojiteshin, a kishte qenë gjithçka në rregull?
Po, po, të gjitha i kemi gjetur, u përgjigja.
Më në fund thashë se të gjitha gjërat që të nevojiten për një darkë mund t‘i gjesh aty, po ashtu personeli është në nivel të lartë.
Ta lëmë anash ushqimin italian dhe të ikim pak në vendin tim, në Kosovë, Mitrovicë.
Kuzhina jonë ka një përputhje të bukur me klimën e saj kontinentale, kur t‘i vizitosh atje tregjet e pemëve e të perimeve dhe natyrën në përgjithësi është një kënaqësi e vërtetë.
Edhe nëse nuk kemi fruta të detit, ne mund t’ zëvedësojmë ato me një lloj ushqimi më të mbrehtë.
Pikniku në bjeshkët e Mirushës ka karakter shoqërues, të shëndetshëm, relaksues dhe mund të marrin pjesë të gjitha moshat e ndryshme.
MIRUSHA ka një peizazh fantastik, ku edhe bëhet një lloj pikniku i organizuar, ku mund të merren ushqimet e preferuara.
Ka shumë pemë që rriten pa ndihmën e njerëzve që ato bëhen shumë karakteristike nga cilësia e tyre natyrore. Ushqimi i kafshëve që bëhet në kodrat e larta i bëjnë bujqit më të famshëm me llojet e bylmetit të tyre.
Ne majat e Shalës së Bajgorës maza, djathi, kosi që vie nga dhitë që grabisin ushqimin në majat e kodrave i bënë këto lloje të qumështit më unike dhe kualitative.
Dredhëzat e egra po ashtu që rriten në rrethet e Mitrovicës kanë një shije të mbrehtë dhe janë shumë të shijshme.
Mitrovica, edhe pse këtë qytet e zgjodha sepse aty më flen zemra, është një qytet që njihet si një prej qyteteve më të përsosura për gatimin e ushqimeve, po ashtu me kulturën e shërbimit modern në përgjithësi.
Ky qytet ka lindur shumë gjenerata të ndryshme që kanë një përsosje të gdhendur dhe shumë të bukur sa i përket linjës së gastronomisë.
Nëse vizitoni supermarketet në Mitrovicë mund të gjeni lloje të ndryshme të produkteve “MADE IN KOSOVA” duke filluar nga çdo gjë që mua si një mitrovicas më bën shumë të lumtur.
Llojet e ndryshme të mishrave, sallamat, mishrat e tymosur, të thatë, të cilët kanë një kualitet të lartë. Pemët dhe perimet nga rrethi i Mitrovicës na bëjnë më të pasur në kuzhinë.
Nëse vizitoni Mitrovicën patjeter që duhet t’i vizitoni disa shitore të vogla, pastiqeritë e ndryshme, restorantet deri te kafenetë e çajit.
Ka restorante të klasit modern me një meny kualitative dhe me personel të shkëlqyer.
Kush jemi ne që shkruajmë?
Ne jemi një grup shokësh që kemi lindur në Mitrovicë, jemi shkolluar dhe jemi edukuar atje. Shumica e shokëve tash jetojmë në vende të ndryshme të botës, shumica prej tyre punojnë në gastronomi, edhe këtu në Evropë shumica e tyre punojnë në hotele me 3,4,5 yje, klube të ndryshme, restorante të ndryshme.
Kemi një disiplinë të rreptë sa i përket ushqimit dhe vlerave të tij që gatuhen në kuzhinat e ndryshme.
Shumë nga miqtë tanë pyesin pse ky shkrim?
Shumë thjesht është të diskutosh për gjëra të mira dhe të komplikuara, shëndeti, dietat e ndryshme, të bezdisshme, të rrepta, konkurrime, etj., etj.
Të gjitha këto s’ bëhen pa u ushqyer në mënyrë të mirë dhe në mënyrë të rregullt e me orar.
Mëngjesi shumë i rëndësishëm për njeriun, dreka po ashtu e rëndësishme (dietat,yndyrërat), darka shumë e rëndësishme, sidomos mënyra se si dhe në sa ora ushqehemi.
Hyrja e shkrimit është lidhur me kulturën italiane të të ushqyerit, mënyra e shëndetshme e të ushqyerit, si dhe rëndësinë që ata si popull i kushtojnë ushqimit.
Pse italianët ? Sepse sado pak kemi një lloj ushqimi si ata, por vlerat e ushqimit nuk i kemi deri në atë nivel sa të krenohemi për këtë.
Sugjerimet tona:
Ju lutemi, miq të dashur, të bisedojmë për gjërat ushqimore, për bujqësinë, për pemë dhe perime, shtazët shtëpiake, pijet e ndryshme. T‘i bëjmë këto biseda në çdo cep dhe t‘i fusim këto biseda në shkolla e ta veshim kulturën ushqimore si një popull i lashtë që jemi.
Qëllimet tona:
T‘i japim shoqërisë sonë një porosi për produktet tona që kanë vlerë të shkëlqyera, të mbjellen dhe të ushqehemi me produktet „MADE IN KOSOVA“, pasi kemi besim dhe jemi të vendosur se ato janë shumë më të freskëta se gjetiu.
KUJDESI: vëmendje…
OFRUAR: dërgoje, ndihmoje të mbjellësh një bimë.
LEHTË: e arritshme.
FRESKËT: taze, i ëmbël
Përvoja e produkteve tona na bënë neve shumë më unikë nëse merren parasysh këto katër vlerësime.
* Opinionet e autorit nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë
E-Diaspora
-
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë Shkolla Shqipe “Scanderbeg” në Parma feston Pavarësinë Shqipërisë... -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë
Jeta në Austri
-
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë Organizata e Pavarur Kulturore, “Varg e Vi”, në lokalin alternativ për aktivitete kulturore, “7stern”, në Vjenë... -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë”










