Lajme
“Lëkundet” besueshmëria e EULEX-it
Federika Mogherini, shefe e re e BE-së për politikë të Jashtme, kërkoi që akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të EULEX-it të trajtohen me transparencë maksimale
Shefja e re e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federika Mogherini kërkon hetim të plotë mbi dyshimet për korrupsion në radhët e misionit të BE-së për sundim të Ligjit (EULEX). Ajo, nëpërmjet zëdhënëses Maja Kocijançiç, kërkoi që akuzat për korrupsion të trajtohen me transparencë maksimale.
Çështja e EULEX-it u bë temë debati në Komisionin Evropian, pas akuzave se zyrtarë të këtij misioni mund të kenë marrë para në këmbim të lirimit të disa të akuzuarve për vepra penale, përfshirë një rast të vrasjes së trefishtë. Brenda KE-së pasuan thirrje për hetimin e plotë të dyshimeve për korrupsion.
BE u “trazua” pas një seri shkrimesh të së përditshmes Koha Ditore e cila nxjerr zyrtarët e EULEX-it të përfshirë në korrupsion. Zyrtarët besojnë se dokumentet kanë rrjedhur nga prokurorja britanike e këtij misioni, Maria Bamieh, e cila është pezulluar nga puna dhe ndaj saj thuhet se ka filluar një proces i hetimeve.
“Ajo (Mogerini) e bëri shumë të qartë se dëshiron të merret më ketë çështje me transparencë të plotë sepse beson se është në interesin tonë të sqarojë të gjitha hollësitë rreth kësaj çështjeje. Ajo është duke marrë në shqyrtim të gjitha masat për t’u përballur me këtë në formë transparente dhe në mënyrën që do të ruajë besueshmërinë e misionit”, tha Kocijançiç cito VOA.
Kërkesave për hetime të brendshme u janë bashkuar të hënën edhe një grup i madh i organizatave joqeveritare në Kosovës, ndërsa në orët e mbrëmjes edhe komiteti për punë të jashtme i Parlamentit Evropian diskuton çështjen me zyrtarë të Bashkimit Evropian.
Prokurorja Bamieh dyshon se gjykatësi i këtij misioni, italiani Francesco Flori, ka marrë 300 mijë euro për të hedhur poshtë akuzat për vrasje. Gjykatësi Flori ka mohuar një gjë të tillë, ndërsa Bashkimi Evropian i ka hequr pjesërisht imunitetin gjykatësit Flori për të mundësuar përparimin e hetimeve.
Zyrtarë të EULEX-it besojnë se zhvillimet e fundit nuk do të dëmtojnë imazhin e as besimin e misionit. Ndryshe, çështja EULEX-it dhe përfshirja e zyrtarëve të këtij misioni në vepra të jashtëligjshme ka qenë temë debati në Kosovë dhe BE gjatë dy javëve të fundit. EULEX është instaluar në Kosovë menjëherë pas shpalljes së pavarësisë më 2008, ndërsa ka mandat deri më 3016.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











