Lajme
Diaspora mbush “kuletën” e Maqedonisë
Prej vitit 2004 deri më sot, sipas një hulumtimi, hyrjet nga diaspora në Maqedoni sillen mes 18 deri 20 për qind të Prodhimit të Përgjithshëm Bruto
Mërgimtarët vazhdojnë të jenë shtylla kryesore e ekonomisë maqedonase duke kontribuar rreth 20 për ind në Bruto Prodhimin e Përgjithshëm të këtij shteti. Remitencat më të mëdha në këtë shtet vijnë nga Gjermania rreth 24 për qind, nga Italia 22 për qind, nga Austria 13 për qind dhe nga Zvicra 11 për qind.
Me përqindje të konsiderueshme kontribuojnë edhe Sllovenia, Turqia dhe shtete të tjera perëndimore.
“Prej vitit 2004 deri më sot, sipas një hulumtimi që kemi bërë, hyrjet nga diaspora sillen mes 18 deri 20 për qind nga Prodhimi i Përgjithshëm Bruto. Kjo është shumë e rëndësishme, e cila në masë të madhe ndihmon edhe në stabilitetin e jashtëm të denarit, në raport me euron”, tha Antonio Milloshovski, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme.
Në kuadër të bilancit të pagesave, sipas tij, ka kategori të transfertave private, që janë shumë të larta.
Ndërsa Shefki Idrizi nga kompania “Renova”, iu bëri apel autoriteteve maqedonase që të angazhohen për shkurtimin e procedurave burokratike, pasi sipas tij, shumë investues mund të zmbrapsen si shkak i procedurave të gjata për nxjerrje të dokumentacioneve të duhura për biznes.
“Në të gjitha komunat e Maqedonisë nuk është lehtë për të arritur deri te një dokument të shkruar, edhe pse ligji na porosit ndryshe, po ashtu edhe komunat, administrata shtetërore në përgjithësi. Ne që jetojmë gjithmonë këtu, jemi adaptuar. Por, ata të diasporës nuk e kuptojnë”, deklaroi Idrizi citon AlsatM.
Këto çështje u diskutuan gjatë një debatit publik të Komisionit për Punë të Jashtme, ku u diskutua për rëndësinë e mërgimtarëve në zhvillimet politiko-ekonomike të Maqedonisë.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












