Lajme
Shumë familje jetojnë me ndihma sociale
Sipas statistikave, 29.538 familje me gjithsej 121.833 anëtarë e shfrytëzojnë asistencën sociale në Kosovë, që përfshinë shumën prej 40 deri 80 euro për familje
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të enjten “Statistikat e Mirëqenies Sociale në Kosovë” për muajin korrik, gusht dhe shtator të këtij viti, të cilat tregojnë se një numër i madh i kosovarëve shfrytëzojnë asistencën sociale si alternativë për të mbijetuar.
Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se 29.538 familje me gjithsej 121.833 anëtarë e shfrytëzojnë asistencën sociale. Numri më i madh i familjeve përfituese nga kjo skemë, sipas ASK-së, ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2047 familje.
Ky publikim ofron të dhëna për skemën e ndihmës sociale, skemat e pensioneve, skemën e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, të dhëna për numrin e fëmijëve të braktisur, të dhëna për shtëpitë për personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare etj.
“Krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2013, numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale është më i madh për 211 familje ose shprehur në përqindje 0.7 për qind”, thuhet në raportin ASK-së. Sipas kësaj agjencie, Kosova ka gjithsejtë 1.8 milionë banorë.
Numri i përfituesve nga pensionet bazë ishte 122.363, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, numri i përfituesve nga pensionet bazë është rritur për 6,148 ose shprehur në përqindje 5.3 për qind.
Numri i përfituesve nga pensionet kontributpaguese është 37,979, ndërsa krahasuar me TM3 2013 numri i këtyre pensionistëve është rritur për 2,140 ose shprehur në përqindje 5.9 për qind. Kurse numri i fëmijëve të braktisur ishte 10 fëmijë, ndërsa vitin e kaluar ishte 3 fëmijë.
Pensionet bazë nënkupton pensionin që Administrata Pensionale ua paguan të gjithë banorëve të përhershëm të Kosovës që e kanë arritur moshën e pensionimit. Shuma mujore e këtij pensioni është 75€. Ndërsa pensionet kontributdhënës janë ata të moshuar që kanë paguar për pensione dhe marrin 140 euro në muaj.
Ndryshe, skema e ndihmës sociale ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj. Shuma mujore e ndihmës sociale përcaktohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kostos së çmimeve të konsumit të shportës së ushqimit, e cila rregullohet me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria.
Sipas kategorizimit, familja me një anëtarë i merr 40 € ndihmë sociale. Ajo që dy anëtarë merr 55 €; familja me tre anëtarë 60 €; me katër anëtarë 65 €; me pesë anëtarë 70 €’ me gjashtë anëtarë 75 € ndërsa familja që ka shtatë anëtarë merr 80 € ndihmë sociale në muaj.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













